×
  • Lajme
  • Lajme

    Romët nga Kosova dyshohet se përhapën coronavirusin në qytetin gjerman duke festuar Bajramin

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Në festimet familjare të Bajramit në Goettingen të Gjermanisë qartë se janë shkelur rregullat për higjienë dhe distancë sociale dhe kështu ka ardhur te një përhapje e papritur e koronavirusit. Pasojat: 86 të infektuar në qytet dhe 18 në rrethinë, ndërsa parashikohet që numri do të rritet ende. Për këtë është vendosur masa e izolimit për disa qindra banorë që kanë qenë në kontakt me të prekurit.

    Tre persona deri më tani janë shtrirë për shërim në spital, njëri prej tyre në respirator, ka shkruar DW.

    Gjatë javës do të testohen edhe 600 deri në 700 banorë në një kompleks të ndërtesave në Goettingen, në të cilin ka pasur festime familjare. Infeksioni po shpërndahet edhe jashtë qytetit, pasi shumë mysafirë kanë udhëtuar nga rrethina dhe pjesë tjera të Gjermanisë.

    Një nxënës në shkollë ka treguar se anëtarët e familjes së tij janë përqafuar dhe kanë shtrënguar duart gjatë takimeve. Sipas njoftimit të organeve komunale, shumica e pjesëmarrësve në festime janë nga ish-Jugosllavia. Policia nuk ka dashur të jap deklarata zyrtare për këto familje.

    Sipas DW, pa dyshim bëhet fjalë për romë nga Kosova. Jasna Çausheviq nga organizata për mbrojtjen e popujve të rrezikuar ka tërhequr vërejtjen se nuk duhet të stigmatizohen romët si ata që nuk iu përmbahen masave kundër infeksionit. Sipas saj tani është e rëndësishme që t’iu bëhet e qartë të infektuarve dhe atyre që janë të dyshuar se sa serioze është gjendja. Sipas saj kjo duhet të bëhet në gjuhën amtare të të prekurve.

    “Ne duhet të mbrojmë të gjithë, e disa edhe prej vetes së tyre, por pa stigmatizim dhe paragjykime”.

    Atë kompleks ka ditë që po e vizitojnë gazetarët dhe kjo nuk po iu pëlqen disa banorëve. Të mërkurën është sulmuar ekipi i një televizioni lokal.

    “Disa njerëz kanë kërcënuar se do të na shkatërrojnë pajisjet. Pos kësaj nga ballkonet na kanë qëlluar me patate”, ka thënë kameramani Festim Beqiri.

    Infeksionit mund t’i shërbejë edhe një lokal që ishte i hapur të dielën përkundër ndalesës.

    Janë mbyllur të gjitha shkollat dhe pesë kopshte, pasi në mesin e të infektuarve ka shumë fëmijë dhe të rinj. Pas rihapjes do të obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse.

    “Është e tmerrshme që ka njerëz që mendojnë se për ta rregullat nuk vlejnë apo që për ta rregullat u shfuqizuan në kushte të caktuara”, ka thënë drejtori i një shkolle, Lars Humrich.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.