
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, nuk ka dhënë ndonjë qëndrim në lidhje me votën e tij për qeverinë Hoti.
Rexhepi, në një lidhje direkte në Dukagjini, ka thënë se ai e ka obligim kushtetues që të shkojë në parlament, dhe se atje do ta jep votën e tij, pro ose kundër qeverisë Hoti.
“Kam obligim kushtetues me shku në parlament, ta shohim si po shkojnë përgjegjësit politike, si të jetë në interes të vendit dhe të shohim cila është zgjidhja më e mirë. Unë për vete e di dhe vendosi, por atë e bëjë në parlament”, u shpreh Rexhepi.
Deputeti Rexhepi, votoi kundër rrëzimit të qeverisë Kurti, ndërsa ende nuk e ka bërë publike votën e tij për qeverinë e re.
Qeveria Hoti, vjen në koalicion mes LDK-së, AAK-së dhe NISMA-së. Ndërkohë, deputeti i Nismës, Haxhi Shala, deklaroi se tani për tani do të votojë kundër kësaj qeveri.