×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Doli nga gjendja emergjente e pandemisë, ky vend tani kërkon turistë, ua paguan gjysmën e pushimeve

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Janë të shumta vendet ku ka kaluar piku i pandemisë së COVID-19 dhe që po mendojnë seriozisht për muajt verorë që po afrohen, në tentativë për ta shpëtuar sadopak sezonin turistik, edhe pse tashmë të cunguar.

    Japonia është një nga vendet që ka kaluar tashmë valën e pandemisë me “vetëm”  16.500 të prekur dhe 783 viktima. Vendi aziatik sapo ka dalë nga gjendja e emergjencës dhe mendon ta hapë sezonin veror në fillim të korrikut.

    Për të tërhequr turistë nga e gjithë bota, Japonia ka planifikuar një paketë ndihmash për sektorin me rreth 10.5 miliardë euro.

    Një nga propozimet më interesante për turistët që do të munden të arrijnë në shtetin ishullor këtë verë do të jetë fushata e uljeve të çmimeve, që sipas agjencive të turizmit do t’i përgjysmojnë shpenzimet e udhëtimit dhe ndenjjes në atë vend. Një nga tri netët në hotel do të jetë falas, ashtu si pjesa më e madhe e muzeve dhe parqeve, dhe pjesa e shpejzimeve të transportit hekurudhor, më i shpejti dhe më komodi.

    Për fatlumët, kjo mund të jetë një periudhë e papërsëritshme për të shijuar pa fluksin e zakonshëm dhe me shpenzime të përballueshme bukuritë e një vendi unik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.