
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar në një konferencë për media se ka prezantuar masat e reja lehtësuese, duke filluar në hapjen e objekteve fetare prej të enjtes(28 maj), raporton portali “Front Online”.
“Mund ta kuptoni se ndër masat lehtësuese është fillimi i hapjes së xhamive dhe kishave nga e ënjta e kësaj jave. Orari do të ndryshojë. Do të largohen masat. Nga ora 5:00 e mëngjesit deri në orën 21:00, qytetarët do të kenë liri të lëvizjes. Ne fazën e tretë do të hapen edhe disa biznese”, u shpreh ai, raporton Front Online.
Vitia ka thënë se ne duhet të mësohemi me virusin pasi ai mund të ndryshojë.
Lehtësimi i masave vjen pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për rishikimin e fazës së dytë e cila ka filluar nga 18 maji.
Faza e tretë ishte planifikuar të niste më 1 qershor, por tash me vendimin e ri do të nisë më 28 maj. Kjo, për shkak të situatës së përmirësuar në terren.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/174335977322945/?v=174335977322945¬if_id=1590421158589102¬if_t=live_video