
Artan Behrami Këshilltari i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu Kosovë -Serbi do ta ketë fatin e liberalizimit të vizave që kryediplomatët francezë e gjermanë as nuk e kanë përmendur në shkrimin e tyre.
Sipas tij politika evropiane e vizave për Kosovën është duke marrë përmasa raciste.
“Gjermania dhe Franca që nga viti 2009 mbajnë kosovarët të izoluar nga lëvizja e lirë. Një proces, të cilin me shtete tjera e kanë përfunduar ende pa e nisur. Politika evropiane e vizave për Kosovën është duke marrë përmasa raciste, duke e açikuar popullin e Kosovës si ‘parashoqëri primitive’ përball “shoqërive moderne” evropiane”.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/artan.behrami/posts/10158305474958149