×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Itali: Një shqiptar humb jetën në punë, bie nga 18 metra lartësi

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Firence të Italisë, ngjarje e cila ka shkaktuar disa reagime nga zyrtarët lokalë.

    Ngjarja ka ndodhur në zonën qendrore të Scandici, gjatë rinovimit të fasadës së një pallati, ku 48-vjeçari shqiptar punonte prej disa ditësh, si pjesëtar i një kompanie ndërtimi. Ai ka rënë nga një lartësi prej 18 metrash dhe vdiq në çast, ndërsa mbërritja e autoambulancës ishte e kotë.

    “Një lajm i tmerrshëm. Jemi prekur thellësisht si njerëz dhe si komunitet, jemi të tronditur dhe të hidhëruar se si ende mund të vdesim në punë. Sot është një ditë shumë e trishtuar për Scandici”, ka shkruar kryebashkiaku Sandro Fallani në Facebook, duke postuar edhe foton nga vendi i ngjarjes.

    Ndërsa shefi i Federatës së Punëtorëve të Firences, Marco Carletti shprehet: “Tashmë kemi dy vdekje në punë në industrinë e ndërtimit të Firences, gjatë urgjencës së koronavirusit. Një tjetër familje vajton për një punëtor që nuk shkon në shtëpi. Është e papranueshme. Sa aksidente të tjera në punë duhet të ndodhin për të sqaruar se ka nevojë për më shumë rregulla në ndërtim?”/A2/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.