×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria merr vendim që veturat zyrtare të mos mund të përdoren 24 orë në ditë

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Në mbledhjen e 30’të të Qeverisë në detyrë, e cila është mbajtur në distancë, kabineti qeveritar ka votuar vendimin i cili ndalon shfrytëzimin 24 orë të veturave nga zyrtarët shtetërorë.

    Parashihet që një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me një aprovim paraprak nga institucioni përkatës. Vendimi i sotëm gjithashtu parasheh që të gjitha targat civile të kthehen në targa zyrtare.

    “Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për racionalizimin e shpenzimeve gjatë përdorimit të automjeteve zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe kthimin e të gjitha targave civile në targa zyrtare. Vendimi shfuqizon të gjitha vendimet për aprovime të veçanta të përdorimit 24 orë të automjeteve zyrtare të nxjerra mbi bazën e nenit 3 paragrafi 3.3 të Udhëzimit Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

    “Automjetet zyrtare mund të përdoren 24 orë në ditë nga zyrtarët tjerë të Qeverisë, vetëm në rastet e veçanta me autorizim të veçantë, ku për shkak të specifikave të punës është e domosdoshme përdorimi i automjetit zyrtar. Ky autorizim propozohet nga zyrtari kryesor administrativ dhe aprovohet nga ana e Kryeministrit apo Ministrit të ministrisë përkatëse. Autorizimi lëshohet për raste individuale në kohëzgjatje jo më shumë se 72 orë”, thuhet tutje në njoftim-vendimin e Qeverisë.

    Nga ky vendim janë përjashtuar vetëm disa prej bartësve të posteve kyçe në institucione qeveritare.“Sipas vendimit të aprovuar Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, Shefi i Stafit të Kryeministrit dhe Sekretari i Përgjithshëm i ZKM-së kanë të drejtën për përdorim të automjetit zyrtar 24 orë në ditë, ndërsa zyrtarët tjerë do t’i përdorin automjetet zyrtare vetëm gjatë orarit të rregullt të punës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.