×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti i jep autorizim Bislimit t’i marrë 48 milionë dollarë kredi për ta luftuar COVID -19

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka autorizuar ministrin e Financave, Besnik Bislimin për të marrë kredi nga Banka Botërore në vlerë të 48 milionë dollarëve me qëllim të luftimit të COVID-19. Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, kanë mbajtur sot mbledhjen e 29-të e Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe Bankës Botërore, e përfaqësuar nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për financimin e “Projekti emergjent COVID-19 për Kosovën”.

    Sipas kësaj Marrëveshjeje, Asociacioni pajtohet që t’i japë Republikës së Kosovës një kredi, e cila konsiderohet si financim koncesionar në vlerë prej 48 milionë dollarë.

    Mjetet nga kjo kredi do të përdoren për parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve të pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe për forcimin e sistemit të shëndetit publik në Kosovë.

    Sipas njoftimit të kryeministrisë një plan i tillë do të realizohet përmes realizimit të objektivave:

    – fuqizimin e kapaciteteve për detektim të hershëm, konfirmim dhe raportim të hershëm të rasteve, gjurmim të kontakteve si dhe raportim e monitorim të tyre;

    – intervenimi në forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë;

    – zhvillimi dhe shpërndarja e informatave, udhëzuesve, trajnimeve dhe prezantimeve të profesionistëve të kujdesit shëndetësor;

    Marrëveshja e kredisë parasheh edhe përkrahjen sociale në familje për respektimin e masave të kontrollit të shëndetit publik, mirëmbajtjen e shpërndarjes së pagesave sociale, rritjen dhe zgjerimin e tyre.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.