
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacilli, ka kërkuar sërish leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për tu kthyer në Zvicër, nga dhe erdhi në Kosovë para disa ditësh, raporton Front Online.
Lidhur me këtë Front Online, ka kontaktuar shefin e kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogajn.
Ai shkurt tha se nga ana e Ministrisë leja iu ka aprovuar z. Pacollit për tu kthyer në Zvicër.
“Po nga ana jonë leja iu ka aprovuar Pacollit për tu kthyer në Zvicër”, ka thënë Zogaj për Front Online.
Kujtojmë se Pacolli në Kosovë ka ardhur javën e kaluar.
Ai ka ateruar në aeroportin e Tiranës e më pas në Prishtinë.
Ardhja e tij bëri bujë të madhe pasi që ai kërkoi që të mos futet në karantinë në Qendrën e Studenteve ku deri më tani janë vendosur qytetarët të cilët kthehen në Kosovë.
Deputeti i AKR-së, për të mos u future në karantinë, është duke qëndruar në vetizolim në shtëpinë e tij në Hajvali të Prishtinës./Front Online/