
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dje orarin e ri qarkullimit të qytetarëve nga sot e deri më 18 maj, sipas shifrës së parafundit të numrin personal, raporton “Front Online”..
Me orarin e ri dhe me vendimin e ri të ministrisë, qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë 90 minuta paradite dhe 90 minuta pasdite. Kjo pasi numri i rasteve të reja me koronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve./Front Online