
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se sot nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Gjilan, teksa tha se janë 23 persona të shëruar plotësisht.
Haziri tha se Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave po vazhdon me zbatimin e masave në formë strikte kundër përhapjes së virusit të panjohur.
“#Dita48 me lajme të mira. Nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 në Gjilan, derisa i kemi 23 persona të shëruar plotësisht. Komiteti për menaxhimin e emergjencave po vazhdon me zbatimin e masave në formë strikte kundër përhapjes së virusit të panjohur. Apeloj sërish që të vazhdoni të vetëpërmbaheni, të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe të dilni vetëm kur e keni të domosdoshme per furnizime, por me masa mbrojtëse. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri.