
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sonte kompleksi Rrezja dhe dy pika të tjera që kanë qenë vatra të epidemisë dalin nga karantina, shkruan Front Online.
“Pas diskutimit me Ministrin e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP, kompleksi Rrezja dhe dy pika të tjeta që kanë qenë vatra të epidemisë spnte dalin nga karantina”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi I plotë:
Pas diskutimit me Ministrin e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP, kompleksi Rrezja dhe dy pika të tjeta që kanë qenë vatra të epidemisë spnte dalin nga karantina. I falenderojmë të gjithë për kufizimin ë përhapjes në ato pjesë. Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto. Falenderoni miqtë, anëtaret e familjes, fqinjtë të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajo!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10159759335207166&set=a.10150329960552166&type=3&theater