×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja nga Drenasi u prek me Covid 19, IKSHP ende nuk u ka kryer testin familjarëve të saj

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Një grua nga fshati Zabel i Ulët i komunës së Drenasit tashmë është konfirmuar si e prekur me Covid 19. Bashkë me të jetojnë edhe gjashtë anëtarë të familjes. Mirëpo, ende nuk dihet se si kjo zonjë është infektuar me koronavirus. Ndërkohë asnjërit prej familjarëve të saj nuk i është bërë testi për Covid 19 nga ana e zyrtarëve të IKSHPK’së.

    Këtë gjë e tha për Express sot gjatë ditës kryetari i fshatit, Florim Shala.

    “Rasti i parë me Covid 19 është shënua në Drenas, në fashtin Zabel i Ulët, është një zonjë e moshës 66-vjecare në fshatin tonë. Kjo grua ka rreth një vit që vuan nga leukemia dhe ajo ka një kohë po ashtu që është paralizuar. Pra nuk ka dalë nga shtëpia. Pra nuk dihet se nga kjo zonjë e ka marrë virusin”, tha Shala.

    Tutje ai deklaroi se për këtë punë e ka njoftuar edhe shtabin emergjent në Drenas. Ndërkohë që kjo grua gjendet në shtëpi dhe është duke banuar me gjashtë anëtarë të familjes.

    “Ne jemi të shqetësuar edhe vet, hala IKSHPK testet nuk ua ka ba kësaj familje. Jemi të shqetësuar, sepse kjo është e vetmja familje në fshatin tonë të cilës nuk i është ba ende testi për Covid 19. Kjo zonjë i ka edhe6 familjarë që janë të izoluar në shtëpi”, sqaroi Shala.

    Megjithëkëtë, në Kosovë deri më tani shumica e komunave janë prekur nga Covid-19 apo i njohur ndryshe si koronavirus. Numri total i personave të infektuar deri më tani në vendin tonë ka arritur në 561 raste. Nga kjo shifër 101 janë shëruar, ndërkohë që 12 persona tashmë kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Express.

    Por pavarësisht këtyre shifrave në Kosovë janë dhjetëra komuna të cilat deri më tan nuk e kanë as edhe një rast të shënuar me Covid 19.

    Bëhet fjalë për 11 komuna të cilat deri më tani nuk e kanë as një rast të prekjes me koronavirus. E komunat në fjalë janë, Dragashi, Mitrovica e Jugut, Kaçaniku, Shtërpca, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Novobërda, Juniku e Mamusha.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.