Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë konfirmuar 75 raste me coronavirus gjatë ditës së sotme.
Personat e infektuar vijnë nga komuna e Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Prizrenit, Fushë Kosovës, Skenderaj, Istogut, Rahovecit ,Gjakovës, Lipjanit, Mamushës dhe Pejës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së