×
  • Lajme
  • Lajme

    59 raste aktive me Coronavirus në Prizren, sot pritet të merren mostrat e reja

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Komuna e cila prinë me numër më të madh të të infektuarve me Coronavirus në Kosovës është Prizreni me gjithsej 59 raste aktive, raporton Front Online.

    Në këtë komunë 13 të infektuar janë pjesëtarë të policisë së Kosovës.

    Në një prononcim për portalin Front Online, lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre ka folur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

    Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe se policët e infektuar janë në vetizolim.

    “Për momentin raste aktive janë 59,  pjesa dërmues e rasteve janë duke u trajtuar në shtëpi pa patuar nevojë për hospitalizim nëse nuk gabohem 3 nga ta janë në Klinikën Infektive, gjendja e tyre nuk është e keqe janë me oksigjeno terapi . Numri i policëve në komunën  e Prizrenit është 13,  ndërsa dy policë të tjerë që janë infektuar në Prizren por janë nga Suhareka, që të gjithë janë në vetizolim”, tha ai për Front Online.

    Shehu tha se 6 rastet e fundit të infektuar me Coronavirus nga Komuna e Prizrenit janë raste të kontaktin të një familjari i cili para 5 dite ka rezultuar pozitiv.

    Ai tha se edhe sot do të merren disa mostra nga Instituti i Shëndetit Publik për tu testuar, por ende nuk dihet numri i saktë i të testuarve.

    “Janë marrë mostrat d.m.th. para tre dite apo katër pas rastit të parë të policit janë marrë një numër rekord i mostrave 133 në komunë e Prizrenit nga 85 kanë qenë pjesëtar të policisë dhe vetëm 1 ka rezultuar pozitiv ndërkohë që të gjithë tjerët janë negative, ndërkohë që dje janë marrë po ashtu 71 mostra të gjithë persona të kontakteve ku kanë dalë vetëm 6 pozitiv mirëpo të gjithë janë pjesë të një familje ku një prej anëtareve i familjes ka qenë i infektuar para 5 dite. Sot po ashtu do të merren mostrat, por nuk e di numrin se sa do të bëhen sot”, tha ai për Front Online.

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.