×
  • Lajme
  • Lajme

    40 vjeçari nga Fushë Kosova që dyshohet se ia preu kokën me sëpatë babait dërgohet në Psikiatri

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Burri i moshës rreth 40 vjeç me inicialet M.R., i cili dyshohet se privoi nga jeta dje babain e tij duke ia prerë kokën me sëpatë, është dërguar për ekzaminim psikiatrik.

    Këtë e ka konfirmuar prokurorja e rastit. Ajo ka shtuar se i dyshuari është dërguar për trajtim psikiatrik dhe është herët të flitet për motivet.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, paraburgim për persona me çrregullime mendore, kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Duke u thirrur në burime të veta brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dje Gazeta Sinajli, raportoi se koka e 72-vjeçarit u gjet në një shportë të mbeturinave, ndërsa në vendngjarje policia gjeti edhe sëpatën, me të cilën besohet se është kryer krimi.

    Familja ka prejardhje nga Presheva dhe jetonin në një shtëpi me qira në Fushë-Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.