×
  • Lajme
  • Lajme

    40 të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën gjatë 10 ditëve të fundit – për të vdekurit s’po jepen detaje

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur dukshëm ditëve të fundit. Brenda vetëm 10 ditëve, kanë vdekur 40 persona të infektuar, por që thuhet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Mosha mesatare e viktimave ende nuk dihet.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë njoftoi se janë konfirmuar 207 raste të reja me koronavirus dhe se janë regjistruar tetë vdekje në 24 orët e fundit.

    Përvec numrit të përgjithshëm të vdekjeve, në njoftim nuk kishte asnjë detaj tjetër rreth viktimave. As iniciale, as moshë e as informacione se prej cilës komunën janë.

    Këtë praktikë, IKSHP’ja është duke e përdorur gati qe një javë. Gazeta Express ka kërkuar detaje rreth moshës së viktimave, sëmundjeve të tjera shoqëruese që kanë pasur, por në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se për t’i mbledhur këto të dhëna iu duhet kohë.

    Nga fillimi i pandemisë e deri tash, janë konfirmuar 4 mijë e 307 raste pozitive me COVID-19, me gjithsej 94 raste të vdekjeve, e që sipas MSH’së, shumica prej viktimave kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Komunat me më së shumti viktima janë Prizreni, Prishtina, Peja, Rahoveci, Mitrovica e Jugut dhe Mamusha. Vetëm në këto komuna, janë regjistruar 52 vdekje deri tash.

    Ndërkohë, numri i rasteve aktive shkon në mbi 2 mijë e 100. Me më së shumti raste aktive renditen Prishtina, Vushtrria, Prizreni, Fushe Kosova dhe Ferizaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.