×
  • Lajme
  • Lajme

    177 raste aktive me Covid në Gjilan, 31 pacientë po trajtohen në spitalin e qytetit

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Komiteti i Emergjencave në Gjilan, në mbledhjen e radhës të mbajtur sot, ka vlerësuar gjendjen dhe ka rekomanduar respektimin e masave mbrojtëse, në mënyrë që rastet të jenë gjithnjë në rënie.

    Selami Xhemajli, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se nga rezultatet e fundit, janë konfirmuar 17 raste pozitive me Covid-19.

    “Nga numri i përgjithshëm i rasteve prej 605 sa janë në totalin e përballjes me gjithë pandeminë, të shëruar janë 403 raste, të vdekur fatëkeqësisht janë 25 raste dhe në 177 raste janë aktive. Përkujdesja institucionale është në baza ditore me asistencë shëndetësore dhe me medikamente. Kemi, gjithashtu, edhe 91 mostra që janë në përpunim dhe rezultatet e tyre do të publikohen në ditët në vijim. Në Spitalin Regjional janë duke u trajtuar 31 pacientë të konfirmuar me Covid-19”, ka njoftuar Xhemajli, në konferencën për media.

    Më tej, ai ka konfirmuar se për skak të rezultimit me Covid-19 të disa zyrtarëve në Drejtorinë e Financave, është mbyllur ky shërbim deri në një vendim tjetër, sepse zyrtarët e këtij resori janë në vetizolim.

    Komiteti ka apeluar që personat e konfirmuar me Covid-19 dhe ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit, të qëndrojnë në vetizolim në afatin e rekomanduar nga institucionet shëndetësore, po ashtu sektori privat dhe gastronomia në përgjithësi të respektojë vendimet e shtetit për respektim të distancës dhe ofrimin e shërbimit me masat mbrojtëse.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës i ka rrëzuar shumicën e argumenteve të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në muajin maj të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 169, ose 16,7 për qind më shumë...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje...
    Lajme14 Korrik 2025
    Besim Kelmend, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po vazhdon vizitë se saj në SHBA në mesin e kësaj jave do të kthehet...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj Emmanuel Macron, me rastin e 14 korrikut – Ditës Kombëtare të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka publikuar fotografi të vizitës së zyrtarit të DASH’it Brendan Hanrahan në Kosovë. Në njoftim thuhet se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se është në “kontakt të vazhdueshëm” me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe me “miq të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.