×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    131 raste të reja me COVID në Shqipëri, vdesin 3 persona

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në vend, si dhe janë regjistruar 131 raste të reja pozitive nga 825 testime të kryera.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e këtij infeksioni.

    Rihapja e shkollave e rrit mundësinë e shtimit të rasteve, ndaj edhe një herë ju drejtohemi sidomos prindërve dhe mësuesve, të jenë të kujdesshëm. Në rast të shfaqjes së simptomave apo dyshimit për kontakte me persona të prekur, prindërit nuk duhet ti dërgojnë fëmijët në shkollë dhe mësuesit duhet të izolohen, siç duhet të bëjnë të gjithë qytetarët që janë jo vetëm të konfirmuar, por edhe të dyshuar si të prekur nga virusi SARS COV2.

    Çdo thyerje e karantines është rrezik për infektimin e personave të tjerë.

    Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

    Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

    Ju informojmë se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

    Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

    Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 68 të prekur në Tiranë, 8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër, 5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër, 3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

    Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

    Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

    COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)/ Testime totale: 81364; Raste pozitive: 12666; Raste të shëruara: 7042; Raste Aktive: 5257

    Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë: 2603; Durrës: 564; Shkodër: 380; Lezhë: 301; Elbasan: 297; Korçë: 251; Fier: 240; Vlorë: 193; Kukës: 150; Berat: 114; Dibër: 82; Gjirokastër: 82

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.