Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, komuna e Deçanit ka qenë ndër komunat që ka pasur më së paku raste të infektuar me këtë virus.
Rasti i parë me COVID-19 në këtë komunë ishte shënuar më 15 prill 2020.
Mirëpo javëve të fundit në këtë komunë kanë filluar të rriten rastet. Deri më tash pozitiv kanë rezultuar 11 persona.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të reduktojnë lëvizjet dhe takimet e panevojshme.
Njoftimi i plotë i Ramosjat, pa ndërhyrje:
Të nderuar qytetarë të Deçanit,
Në komunën tonë deri më tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19, prandaj na duhet ndihma e të gjithë juve, duke respektuar masat mbrojtëse, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet e panevojshme.
Është shumë e domosdoshme të sillemi me ndërgjegje të lartë qytetare.
#MbajeMaskën?
#MbajeDistancën