×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veliu: Situata në Karaçevë është e qetë, duhet të mbahet nën kontroll nga organet e sigurisë

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu thotë se Policisë së Kosovës nuk i lejohet qarkullimi në brendi të fshatit Karaçevë, meqë rruga Novosellë-Karaçevë është në territorin e kontestuar sipas marrëveshjes së Kumanovës. Në fshatin ku jo rrallë herë janë parë xhandarët serbë, ministri thekson se situata momentale është e qetë, por që duhet të mbahet nën kontroll nga organet e sigurisë.

    Gjatë raportimit para deputetëve të Kuvendit, ai ka deklaruar se kanë pasur disa kërkesa për KFOR-in sa i përket patrullimit të përbashkët me ushtrinë serbe në vijën kufitare.

    Ai ka pohuar se gjatë muajit të kaluar kanë qenë dëshmitarë të rastit të hyrjes së xhandarëve serbë në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Ai u zotua se kanë adresuar këtë çështje me urgjencë tek institucionet e sigurisë së Kosovës por edhe të KFOR-it.

    “Bazuar në takimet e mia personale, raporteve të organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës, të KFOR-it dhe dëshmisë së qytetarëve kosovarë të asaj ane, mund të konfirmohet se me 7 gusht 2020 rreth orës 17:30 janë vërejtur lëvizje të forcave ushtarake serbe në dhe përreth territorit Karaçevë, komuna e Kamenicës”, ka deklaruar Veliu.

    Sipas Veliut, xhandarët kanë lëvizur një kilometër, brenda territorit të Kosovës, dhe se përfaqësuesit të këtij fshati kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e tensionimit.

    “Mos prezenca e policisë kufitare nga maji i vitit 2014, ka pamundësuar bashkëpunimin dhe kontaktet me qytetarët, këshillat e fshatit, por njëkohësisht janë shtuar aktivitetet kriminale, siç janë lojërat e fatit, kalimet ilegale, kontrabanda me mallra, si dhe prerjet ilegale të pyjeve. Kjo pjesë e vijës kufitare mbetet zonë ku më së shumti kryhen veprime të kontrabandës. Në përpjekje për t’i kapur të dyshuarit shpesh herë edhe është sulmuar policia kufitare. Keqbërësit kanë ikur në drejtim të Serbisë, ndërsa policia zakonisht ka arritur të konfiskojë vetëm mallin e kontrabanduar”, u shpreh Veliu.

    Ndër tjera, Veliu gjatë seancës plenare tha se Policisë së Kosovës nuk i lejohet qarkullimi në brendi të fshatit Karaçevë, meqë rruga Novosellë-Karaçevë është në territorin e kontestuar sipas marrëveshjes së Kumanovës.

    “Policisë së Kosovës nuk i lejohet qarkullimi në këtë pjesë, pasi që rruga Novosellë-Karaçevë është në territorin e kontestuar sipas marrëveshjes së Kumanovës, por policët zakonisht përdorin rrugë alternative për të dalur në fshatrat Karaçevë e poshtme, dhe Karaçevë e epërme. Kërkesë e përgjithshme e këtyre banorëve ishte që Policia dhe KFOR-i të patrullojnë në këtë pjesë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. Vlerësimi i përgjithshëm tani është që situata momentale është e qetë, por që duhet të mbahet nën kontroll nga organet e sigurisë”, ka shtuar Veliu.

    Ai tha se është takuar me komandantin, gjeneral-major Rissi, i cili kishte thënë që sipas rezolutës 1244, vija administrative nuk njihet si kufi. Ndër tjera se vija administrative është e definuar me marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës.

    Veliu ka thënë para deputetëve se kanë kërkuar nga KFOR-i që ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare.

    “Kërkuam njëkohësisht që sipas mundësive ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare si dhe që mundësisht të koordinohemi paraprakisht për aksione të tilla. U tha po ashtu se njëra nga shtyllat e kredibilitetit të KFOR-it është paanësia dhe se arsyja kryesore e aksioneve të sinkronizuara është ndërtimi i besimit të dyanshëm dhe shmangja e ndonjë incidenti të panevojshëm. Po ashtu u theksua që gjatë këtyre patrullimeve mund të ndodhë edhe shmangja nga vija e papërcaktuar për shkak të kushteve atmosferike që gjatë atyre ditëve kishte pasur të reshura të mëdha, të cilat edhe kishin pamundësuar mbajtjen e marshutës paraprakisht të përcaktuar”, theksoi ai.

    Veliu tha se në këtë rast ishte thënë që kishte patrulluar vetëm ushtria serbe, e që një përshtypje e tillë ishte krijuar për shkak të veshjes së shiut. Megjithatë, ministri i Punëve të Brendshme theksoi se atë ditë ishin edhe ushtarët e KFOR-it.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar lidhur me marrëveshjen që ka ministria e Drejtësisë me...
    Lajme08 Maj 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Gjatë...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, George W. Bush, të cilin e quajti si lajmëtar të Pavarësisë së...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit Gabriel Esobar, i cili në cilësinë e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ka qenë i involvuar në...
    Kronika08 Maj 2024
    Një muaj paraburgim për të pandehurën L.J. Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. L.J, më 6 maj,...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve deri ora 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut është 32.16 për...
    Lajme08 Maj 2024
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në Shirokë. Lajmin për...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka votuar sot në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka treguar se çfarë pret...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.