×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ: MD-ja po e dezinformon publikun për marrëveshjen me Danimarkën – është kriminale dhe raciste

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar lidhur me marrëveshjen që ka ministria e Drejtësisë me shtetin e Danimarkës duke thënë se me këtë marrëveshje më së shumti do të humbas Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).

    Përmes një komunikate dërguar mediave nga KMDLNJ është thënë se ministria e Drejtësisë është duke tentuar që t’i mshef detajet e kësaj marrëveshje.

    “Ministria e Drejtësisë paskrupullt po e dezinformon opinionin për këtë Marrëveshje duke fshehur faktin se brenda vendi po i legalizon dy sisteme korrektuese, i Kosovës që po diskriminohet dhe ai i Danimarkës që realisht po e ka statusin e Ambasadës apo të territorit ekstra territorial ku institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë qasje dhe ku legjislacioni i Kosovës zëvendësohet me atë të Danimarkës”.

    “Me këtë Marrëveshje më së shumti humbin Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe të dënuarit kosovarë që do të vihen në raport shumë diskriminues krahasuar me stafin korrektues danez dhe të dënuarit jordanezë në Burgun e Gjilanit”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

    Sipas KMDLNJ-së, kjo marrëveshje është “kriminale” dhe “raciste”.

    Ky këshill ka kërkuar nga deputetët që të informohen rreth pasojave që mund të ketë Kosova nga kjo marrëveshje.

    “Asnjë shtet normal nuk do ta pranonte këtë. Për KMDLNj është i habitshëm fakti se deputetët e Kuvendit të Kosovës as që e dinë përmbajtjen e kësaj Marrëveshjeje dhe rrjedhimisht nuk i konsiderojnë as pasojat që dalin nga kjo prandaj nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim ta kundërshtojnë këtë”.

    Duke shtuar se “qeveria daneze është raciste dhe brutalisht po i shkelë të drejtat e të burgosurve që po ia shet Kosovës”.

    Kosova dhe Danimarka arritën një marrëveshje në vitin 2021, sipas së cilës, 300 qeli burgu do t’i jepen hua shtetit skandinav, ndërsa vendi i vogël ballkanik pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.