×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Me gjithë vërejtjet partitë përkrahin projektligjin për pandeminë

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    LVV, LDK, PDK e AAK po mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca për shqyrtimin e parë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin projektligjin në fjalë.

    Nagavci: LVV mbështet tërësisht këtë projektligj

    “Grupi parlamentar i LVV-së e mbështet tërësisht këtë projektligj, duke e vlerësuar të nevojshëm dhe të dobishëm në menaxhimin më të mirë dhe të ligjshëm të situatës me COVID-19. LVV dhe deputetët e saj si dje kur ishin në qeverisje, sit ani në opozitë, si nesër kur do të jemi shumë shpejt në qeverisje e kemi dhe do ta kemi interesin e qytetarëve në rend të parë. Andaj e mbështesim plotësisht këtë projektligj dhe ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve që për të mirën e qytetarëve të mbështetni këtë projektligj”, ka thënë ajo.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni tha se përkundër mangësive që ka ky projektligj, Grupi Parlamentar i LDK-së do ta përkrahë. Megjithatë tha se duhet të kompletohet para votimit për herë të dytë.

    Hyseni: LDK e përkrah këtë projektligj

    “Ligji anti-COVID, ashtu siç e kemi dhënë përkrahjen në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, si GP i LDK-së do ta përkrahim. Ky ligj do të jetë në shërbim të institucioneve që merren me pandeminë dhe për qytetarët të cilët janë ata që qëllimi ynë është për t’i ruajtur.. Ky projektligj ka realisht shumë mangësi të cilat gjatë procedimit para votimit të dytë ta kompletojmë dhe t’i shërbejmë pandemisë në të cilën ne përballemi sot ”, ka deklaruar ai.

    Gjithashtu edhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

    Haxhiu: Ky ligj ka pasur mundësi që të votohet shumë më herët

    “Këtë po e flasim me 5 muaj vonesë. Ky ligj ka pasur mundësi që të votohet shumë, shumë më herët…Jemi që me e votua dhe procedua këtë ligj në lexim të parë, por se për ta bërë një ligj në shërbim të qytetarëve do të duhej minimum 7 ditë kohë komisioni me punua, dhe me i jep mundësi edhe deputetëve të tjerë që ky ligj të jetë i gjithë deputetëve. Dhe nëse dëshironi me aprovua me ndryshime të shpejta atëherë me u jep mundësi deputetëve që të kenë mundësi me i pa amendamentet deri të hënën ose të martën dhe pastaj që ne me përfundua deri të premten të ardhshme”, ka deklaruar Haxhiu.

    Këtë projektligj e përkrah edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këtë e tha Albena Reshitaj nga kjo parti.

    Reshitaj: AAK përkrahë në parim këtë projektligj

    “Dua të them që Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrahë në parim projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, ka deklaruar Reshitaj.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.