×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Likaj viziton disa shkolla në Obiliqit: Të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Ministri i MASH-it Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar Gjimnazin “17 Shkurti”, Shkollën e Mesme Profesionale “Ismajl Dumoshi” në Obiliq dhe Shkollën e Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në fshatin Milloshevë.

    Të shoqëruar nga kryetarja e nivelit komunal sindikal Luljejta Boshnjaku dhe drejtori i DKA-së Rexhep Zeka, ata kanë parë nga afër përgatitjet e bëra dhe angazhimin e vazhdueshëm të të punësuarve në këto institucionet arsimore për t’u përgatitur sa më shumë për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor më 14 shtator.

    Drejtorët dhe të punësuarit tjerë në këto shkolla kanë shprehur gatishmërinë për të nisur mbarë vitin shkollor, kurse drejtori i DKA-së ka lavdëruar bashkëpunimin me MASH-in e SBASHK-un dhe ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve të mbetura do të finalizohen gjithë përgatitjet për të nisur mbarë me vitin e ri shkollor.

    Ministri i MASH-it Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj kanë vizituar edhe Kuvendin Komunal dhe kanë bashkëbiseduar për arsimin në këtë komunë me nënkryetarin Ibush Mjekiqi . Ata janë shprehur se këto vizita të përbashkëta në institucionet arsimore janë dëshmi e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit .

    Ministri i MASH-it Likaj dhe kryetari SBASHK-ut Jasharaj edhe në ditët në vijim do të vizitojnë institucione arsimore në komunat tjera të Kosovës .

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht....
    Lajme29 Maj 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky tha se nuk i merr seriozisht mediat...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për sa i përket protestës së...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, pasi që ky i fundit krahasoi bllokadat...
    Lajme29 Maj 2025
    Seanca e 24-të konstituive do të mbahet pas dy ditësh. Kështu njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
    Lajme29 Maj 2025
    Një tjetër përpjekje, e 23-ta me radhë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. VV ka vazhduar edhe me përpjekjen...
    Kronika29 Maj 2025
    Mëngjesin e së mërkurës, policia në Prishtinë ka arrestuar katër persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar tetë objekte në lokacione të...
    Lajme29 Maj 2025
    Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se protesta e sotme e bizneseve është thirrje për ndihmë dhe jo për përplasje. Ai...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.