×
  • Lajme
  • Lajme

    ​BE-ja ndihmon Kosovën me pajisje për luftimin e COVID-19 në vlerë 800 mijë euro

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë pranuar një donacion prej 800 mijë eurosh për luftimin e pandemisë COVID-19, nga Bashkimi Evropian. Në donacion përfshihen 6 mijë komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67 mijë maska dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor.

    Donacioni përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë. Këto mjete janë pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19.

    Shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova gjatë kësaj ceremonie të pranim-dorëzimit të donacionit u shpreh e lumtur që BE ka arritur t’i ndihmojë Kosovës për përballimin e pandemisë.

    Apostolova njoftoi se gjatë javës së ardhshme Bashkimi Evropian do të japë donacion për shëndetësinë kosovare edhe ventilatorë.

    Shefja e BE-së bëri thirrje të respektohen masat e rekomanduara nga IKSHP, për të cilat tha se nuk janë duke u respektuar nga qytetarët e Kosovës.

    “Sot po i dorëzojmë 6 mijë teste dhe maska defibrilatorë me pacemakerdhe gjithë kjo është donacion në vlerë prej 800 mijë euro. Dhe kjo është në kuadër të pakos 10 milionësh. Javën tjetër do të dorëzojmë edhe ventilator aq shumë të nevojshëm të cilët do I ndihmojnë sistemit të Kosovës dhe për të cilët ka shumë nevojë….Iu lutem respektoni kufizimet shumë të nevojshme për të luftuar pandeminë, për momentin shohim se gjithandej Prishtinës dhe Kosovës njerëzit po dalin nuk respektojnë distancimin shoqëror dhe nuk vendosin maska dhe nuk janë fare të vetëdijshëm për pasojat e mëvonshme”, deklaroi Apostolova.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj derisa falënderoi taksapagues evropianë për këtë ndihmes për menaxhimin e COVID19, deklaroi se po përkujdesen që këto donacione të shkojnë aty ku ka nevojë.

    Kreu i shëndetësisë kosovare edhe njëherë kërkoi që qytetarët t’i respektojnë masat për luftimin e pandemisë, dhe të mos i dëgjojnë ata që bëjnë thirrje për mos respektim të masave.

    “Ky donacion nuk është i vetmi as nuk është i fundit nga BE është një ndër pjesët e kontingjentit të cilët kanë arritur më parë dhe na kanë ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore qoftë këtu në qendër dhe nevojat tjera që i ka Republika e Kosovës…01’52Na mundësoni që ta përfundojmë pandeminë respektoni masat, zbatoni rekomandimet e IKSHP-së dhe ministrisë së Shëndetësisë. Mos dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri ndaj vendimeve të Qeverisë, por ruani shëndetin dhe jetën tuaj dhe të familjes tuaj. Më i rëndësishëm është shëndeti sesa politika”, tha ai.

    Falënderues për këtë donacion nga Bashkimi Evropian, ishte edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu i cili tha se miqtë po i ndihmojnë Kosovës për të përballuar këtë krizë.

    “Përkundër problemeve që kanë për shtetet e veta kanë gjetur arsyen që të ndihmojnë neve si Kosovës, ku kemi pasur një sistem të shëndetësisë në ngritje e sipër dhe SHSKUK me spitalet regjonale është vend ku trajtohen dhe pranohen pacientët me patologji të rënduar nga kjo pandemi. Mirëpo ndihma e sodit me pajisje mjekësore me testime duke përfshirë shtretër, defibrillator, monitor, ventilator është një ndihmë në ditë të vështira”, tha Sejdiu.

    Vetëm gjatë ditës së djeshme 113 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa janë shëruar 67.

    Numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi në Kosovë ka shkuar në 2991, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive janë 1293.

    Betejën me COVID-19 në vendin tonë e kanë humbur gjithsej 54 persona të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.