×
  • Lajme
  • Lajme

    ​29 raste të reja në Gjilan, priten mostrat edhe për 26 pacientë

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e sotëm të Komitetit të Emergjencave, ka kërkuar angazhim maksimal të të gjitha institucioneve në monitorimin e gjendjes pasi 29 raste të reja që e çojnë në 199 numrin total të rasteve aktive, janë një thirrje për kujdes më të shtuar.

    “29 raste të reja që sot janë konfirmuar pozitive janë një thirrje për kujdes maksimal dhe angazhim edhe më të shtuar të të gjitha institucioneve që këto raste të shkojnë gjithnjë e në rënie. Duhet të vazhdojmë ta luftojmë virusin me respektim të rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë për mbajtje të distancës, përdorim të masave mbrojtëse, kujdes më të madh për higjienën dhe shmangie të grumbullimit të njerëzve. Ju lutem shumë, të vazhdojmë t’i respektojmë masat antiCOVID-19 për ta ulur lakoren e infeksionit në zero”, ka thënë Ismajli.

    Ai ka bërë të ditur se inspektorët komunalë janë duke kryer punën e tyre në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sikur që edhe shërbimet primare dhe ato sekondare janë duke punuar vazhdimisht, në kuadër të ruajtjes së shëndetit publik dhe zbatimit të vendimeve të institucioneve të shtetit.

    Statistikat e përgjithshme në totalin e përballjes me pandeminë janë gjithsej 502 raste të shëruara, 199 aktive, 29 të vdekur dhe 49 të hospitalizuar, derisa mostra në pritje janë 26.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.