×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Zëvendësministri i Financave jep detaje për pagesën e 170 eurove, kriza thellohet nëse nuk votohet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Në Ministrinë e Financave janë kryer të gjitha pagesat prej 170 euro për qytetarët.

    Gjithsej 132.6 milionë euro janë derdhur nëpër llogaritë e 137 mijë përfituesve.

    Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Front Online, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.

    “Asnjë pagesë nuk është duke pritur më në Ministri të Financave. Të gjitha pagesat për programin për emergjencë fiskale që kanë ardhur në Ministrise e Financave janë të kryera. Deri me dje janë shpërndarë mbi 132.6 milionë euro. Për pikën që jeni të interesuar të 170 eurove, përfitues janë 137 mije e 312 punëtorë”, u shpreh ai për Front Online.

    Krasniqi tregoi se mbrapa janë kthyer edhe mbi 3 mijë pagesa, shkaku i disa problemeve kryesisht teknike, të bëra nga vet aplikuesit.

    “Një numër i këtyre aplikimeve nuk kanë mundur të realizohen. Janë kthyer 3190 pagesa, të cilat janë për shkak të gabimeve, numrit të llogarive, sidomos te gjinia femërore, të cilat disa e kanë një mbiemër tjetër para martese, e tash mbas tjetër”.

    Pagesat do të kryhen, ankuesit t`i drejtohen Komisionit për Ankesa

    Megjithatë, ai siguron se këto pagesa do te kryhen sapo të njëjtit t`i rregullojnë këto probleme.

    Veçse për këtë duhet t`i drejtohen tash dy Ministrive tjera, asaj të Punës dhe Ekonomisë.

    E nëse as këtu nuk u bëhet zgjidhje, Krasniqi thotë, se aplikuesit mund të ankohen në Komisionin për ankesa.

    “I kemi përgatit informatat për Ministritë e linjës që me e gjetë mënyren se si të përmirësohen këto lista në mënyrë që të kryhen këto pagesa. Përfituesit nuk duhet t`i drejtohen Ministrisë së Financave, por në Ministritë e linjes, atë të Punës dhe Ekonomisë. Nëse prapë nuk kanë përgjigjie është  komisioni për ankesa. Procesi eshte i hapur”, dekaroi Krasniqi për Front Online.

    Ai tha se kanë kërkuar që ky komision t`i shqyrtojë të gjitha ankesat brenda një afati dy javor.

    Krasniqi – deputetëve: Votojeni Pakon për Rimëkëmbje ekonomike, ndryshe shkaktohen dëme të mëdha në të dy sektorët, publik e privat

    Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, u ka bërë  thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, duke lënë anash luftën politike.

    Në të kundërtën ai në një intervistë për Front Online, ka paralajmëruar dëme të mëdha jo veç në sektorin privat, por edhe në atë publik.

    “Vonesat janë të dëmshme per sektorin privat, gjithesi, por do të jenë të dëmshme edhe për sektorin publik. Për shkak të vonesës të planit për Rimëkëmbjen ekonomike tash në projeksionet e saj do t`i zvogëlojmë të hyrat. Sektori publik do të goditet indirekt nga humbjet e sektorit privat. Apeli im është që duhet sa më shpejtë që ky ligj të aprovohet”, pohoi Krasniqi për Front Online.

    Sherri i mosvotimit të këtij ligji pos tash, sipas tij, do të shihej edhe në vitin e ardhshëm.

    “Do të thoja se kjo pjesa e humbjes te sektori privat do të reflektojë edhe vitin e ardhshëm. Do të kemi më pak qarkullim, më pak fuqi ekonomike dhe më pak edhe të hyra”, tha ai për Front Online.

    E votimi i Ligjit pë rimëkëmbje ekonomike, Krasniqi thotë se do ta këndellte ekonominë kosovare.

    “Pakoja emergjente po jep efekte, ky 132 milionesh vec duhet me u perkthy në rritje te konsumit dhe në ciklin ekonomik. Po të shtonim dhe realizonim edhe pjesën për rimëkëmbjen ekonomike, nromalisht që krejt parametrat ekonomikë do të përmiresoheshin”, siguroi ai.

    100 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit deri tash – rriten depozitat e sektorit publik

     

    Në arkën e shtetit këtë vit janë arkëtuar  dikund 100 milionë euro me pak sesa vitin e kaluar,

    Kjo shifër mund të thellohet akoma në vijim.

    Aq sa, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi,  pret që deri në fund të vitit të hyrat të jenë për 232 milionë euro më pak se në 2019.

    “Dikund 100 milionë euro janë të hyrat më pak. Kemi planifikuar me 232 milionë euro më pak të hyra në vitin 2020. Realisht kur është bere ky projeksion në krahasim me ngritjen ekonomike 3% është paraparë që qe efektet e pandemisë të jenë 2 apo 3 muaj. PO e shohim se pandemia ka zgjate me shume”, theksoi ai.

    Zëvendësministri Krasniqi ka thënë se kjo pasiguri ekonomike ka sjellur edhe një pasojë të re jashtëzakonisht shqetësuese.

    “Nuk është për t`u lavdëruar që depozitat në banka janë rrit. Kjo nënkupton që është një pasiguri ekonomike. Informatën që e kam marrë në mënyre direkt është se këto depozita janë rrit prej sektorit publik. Në anën tjetër e ke një sektor privat që mezi po mbijeton”, përfundoi ai intervistën e tij për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.