×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj viziton Klinikën e Pulmologjisë, kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar në respektimin e masave

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Klinikën e Pulmologjisë dhe Shërbimin e dializës në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë kësaj vizite është njoftuar nga afër me punën që po bëhet aty, si dhe angazhimet dhe sfidat.

    Zemaj ka shtuar se është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe të ndjeshme të ballafaqimit me pandeminë, personeli shëndetësor ta ketë krah të fortë shtetin.

    Postimi i tij:

    Vizitova sot Klinikën e Pulmologjisë dhe Shërbimin e dializës në Klinikën e Nefrologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku u njoftova me punën që bëhet aty, angazhimin dhe sfidat që i ka personali shëndetësor në menaxhimin e pacientëve me patologji të ndryshme.

    Është shumë me rëndësi që në këtë periudhë të ngarkesës së madhe të personelit shëndetësor me trajtimin e rasteve me Covid-19, por edhe të rasteve me sëmundje të tjera, që t’i mbështesim ata si institucione, ndërsa nga qytetarët kërkohet kujdes edhe më i madh me qëllim që puna e tyre mos të rëndohet.

    Solidariteti për njëri-tjetrin nënkupton zbatimin me përgjegjësi të masave të ndërmarra dhe rekomandimeve të dhëna nga profesionistët shëndetësor.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.