Pas më shumë se tre muaj ndërprerje të fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, sot kanë rifilluar qarkullimin aeroplanë të shumtë duke realizuar fluturime nga më të ndryshmet.
Fluturimi i parë sot në rihapje u bë nga kompania ‘AirMediterranean’ nga Baseli në ora 00:50 pas mesnatës.
Në Aeroportin ‘Adem Jashari’ sot qëndroi edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili u përkujdes që nga afër të shikojë se sa po respektohen masat e vendosura për këtë aeroport si dhe udhëtarët të cilët do të kryejnë shërbime përmes këtij aeroporti.
Në një video të publikuar në profilin e tij Zemaj shihet teksa përshëndetet me udhëtarët, stafin e bashkëpunëtorët e tij madje duke mos hezituar që t’u dhurojë edhe maska e disa prej fëmijëve edhe t’ua vendosë ato.
E nga Aeroporti i Prishtinës sot u theksua se nuk ka restriksione në pranimin e udhëtarëve, pavarësisht nacionalitetit të tyre.
Zemaj u uroi mirëseardhje gjithë mërgatës, duke përcjellur mesazhin për distancë dhe vendosje të maskave.

Të tjera
-
15:51 | 16 Maj 2022
-
15:48 | 16 Maj 2022
-
15:39 | 16 Maj 2022
-
15:38 | 16 Maj 2022
-
15:23 | 16 Maj 2022
-
15:21 | 16 Maj 2022
-
15:14 | 16 Maj 2022
-
15:13 | 16 Maj 2022
-
15:10 | 16 Maj 2022
-
15:02 | 16 Maj 2022
-
14:56 | 16 Maj 2022
-
14:53 | 16 Maj 2022