×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj në ditë vikendi viziton komunën dhe spitalin e Pejes, jep premtime të mëdha

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në ditë vikendi ka vizituar Spitalin e Përgjithsëm të Pejës, njëkohësisht ka takuar edhe kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin.

    Zemaj me të parin e Pejës ka biseduar për situatën e Covid-19 dhe për projektet e përbashkëta që do t’i realizojnë në të ardhmen.

    “Sot në mesditë me kryetarin e komunes së Pejës z. Gazmend Muhaxherin dhe stafin e tij, folëm për shqetësimet e krijuara nga Covid-19, shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

    U dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore (e të mos jenë vetëm në nivel qendror), sikurse inspektorati të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-Covid-19.

    Në këtë takim përveç bashkëpunëtorëve isha i shoqëruar nga Naser Ramadani drejtor i IKSHP, sikurse nga Shkumbin Gashi deputet i parlamentit.

    Konfirmova se Peja do të jetë në prioritetin e angazhimit tim, dhe do të mbështetën disa projekte të caktuara, e do të ofrohen ndihma logjistike për shëndetësinë në këtë komunë”, tha ai.

    Ndërsa, në Spitalin e Përgjithshëm pati një vizitë njohëse me stafin shëndetësorë.

    Zemaj bëri të ditur se kanë dikutuar për për shqetësimet aktuale që ka shkaktuar pandemia, rreth infrastrukturës së spitalit, ofrimit të shërbimeve shëndetësore që u ofrohen qytetarëve jo vetëm të komunës së Pejës, por tërë Rrafshit të Dukagjinit.

    Ministri i Shëndetësisë me këtë rast premtoi se do të përshpejtoj inicimin e specializimeve të reja të mjekëve.

    “Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës pata një vizitë njohëse ku takova stafin menaxherial dhe matelbardhët e angazhuar në misionin e tyre të shenjtë për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe shëruar pacientët.

    Biseduam për shqetësimet aktuale që ka shkaktuar pandemia, rreth infrastrukturës së spitalit, ofrimit të shërbimeve shëndetësore që u ofrohen qytetarëve jo vetëm të komunës së Pejës, por tërë Rrafshit të Dukagjinit (Istogut, Klinës, Deçanit, Junikut), edhe banorëve të brezit kufitar të Malit te Zi dhe Komunave veriore të Shqipërisë.

    Përshpejtimi i inicimit të specializimeve të reja të mjekëve, ishte njëra ndër kërkesat që u shtrua gjatë bisedës, meqë rast sqarova se këto ditë po angazhohem në përgatitjet e procedurave që kjo të konkretizohet pa vonesa.

    Vizitova edhe Klinikën Emergjente dhe Infektive.

    Sigurova gatishmërinë time për bashkëpunim të afërt me stafin mjekësor dhe menaxherial të spitalit dhe se do të marr në konsideratë të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet që adresohen.

    Me këtë rast u bë dhe pranim-dorëzimi i modelit të ri të autoambulancës me të gjitha pajisjet përkatëse, që është donacion nga pjesa e asistencës së BE-së për përgjigje ndaj Covid-19, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.