×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zeka: Përgjegjësia për mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje rëndon mbi Qeverinë

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Për të pestën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë dështuar që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

    Në seancën e fundit morën pjesë në votim vetëm 48 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.

    Sipas përfaqësueseve të biznesit, mosmiratimi i këtij Projektligji është mungesë e mirëkuptimit të nevojave të sektorit privat.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Kosovës, Arian Zeka tha për Telegrafin se përgjegjësia për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje rëndon mbi deputetët e partive politike që drejtojnë ekzekutivin.

    “Mungesa e kuorumit për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për herën e pestë tregon mungesën e mirëkuptimit për nevojat e sektorit privat dhe vendimmarrjes më të shpejtë për sa i përket kornizës ligjore për rimëkëmbjen ekonomike pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. Dhe derisa sektori privat do të donte të shihte konsensus më të gjerë politik, duhet theksuar se përgjegjësia për kalimin e Projektligjit rëndon mbi deputetët e partive politike që drejtojnë ekzekutivin”, tha Zeka.

    Ai shton se, Qeveria duhet të reflektojë dhe të marrë në konsideratë shqetësimet dhe vërejtjet.

    “Mosaprovimi i Projektligjit pamundëson rritjen e pragut për lëshimin e garancive kreditore deri në 80 për qind, që do të lehtësonte në masë të madhe edhe qasjen në financa në periudhën pas COVID-19, masë kjo e cila është prezantuar edhe nga Qeveria paraprake. Në të njëjtën kohë, pamundësohet rregullimi ligjor i shtyrjes së obligimeve tatimore, si dhe heqja e ndëshkimeve administrative, kërkesë kjo e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Për të shmangur degradimin e mëtejmë të kësaj nisme ligjore ashtu si edhe vonesat në zbatimin e masave të rimëkëmbjes, është e nevojshme që Qeveria të reflektojë dhe të marrë në konsideratë edhe shqetësimet dhe vërejtjet e të gjithë deputetëve dhe hisedarëve të tjerë, edhe jo politik, për një projektligj gjithëpërfshirës”, shtoi ai.

    Ky Projektligj, po ashtu nuk kishte marrë votat në lexim të parë as në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë ndonëse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.

    Ky Projektligj, parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

    Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Maj 2025
    Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë...
    Ekonomi09 Maj 2025
    Sot Kosova feston Ditën e Evropës, por është shteti i vetëm në Ballkan dhe më gjerë e cila që dy vite është...
    Ekonomi02 Maj 2025
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka ngritur shqetësimin që dështimi i krijimit të institucioneve të reja do të cenojnë miliona...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.