×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i VV-së ofron fakte se rritja e rasteve nuk u bë nga tubimi i 12 qershorit

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu e ka quajtur Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj sfidues të shkencës.

    Kryeziu ka thënë se ministri po kërkon kot fajtorin për gjendjen e krijuar nga koronavirusi, pasi që sipas tij përgjegjësia është e ministrit Zemaj dhe e Qeverisë Hoti.

    “Ministri i Shëndetësisë, që kur e mori detyrën kishte vetëm 241 raste aktive kundruall 1951 raste sa ka sot, sfidon shkencën sepse në vend të zgjidhjeve kërkon fajtorin. Kot kërkon fajtor për gjendjen aktuale me COVID-19, kur pergjegjësia i takon atij dhe qeverisë pjesë e së cilës është. Majde kjo përgjegjësi nuk fillon nga 3 qershori, por që nga 25 marsi”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në Facebook.

    Ai gjithashtu ka numëruar studimet shkencore që tregojnë se shpërndarja e virusit në ambiente të jashtme është shumë e vogël. Sipas tij një gjë e tillë është vërtetuar edhe pas protestave të mbajtura në SHBA.

    Postimi i plotë:

    Studimet shkencore nxjerrin për përfundim se shpërndarja e virusit Corona në ambient të jashtëm është i rrallë dhe me gjasa të vogla. Pas hulumtimit të 7,324 rasteve pozitive në 120 qytete të ndryshme, studiuesit kanë gjetur vetëm 1 rast transmetimi në ambient të jashtëm*.

    Studimet shkencore po ashtu dëshmojnë se as protestat masive, madje edhe ato të cilat kanë vazhduar me javë të tëra dhe pa mbajtur distancë fizike siç ka qenë rasti në SHBA, nuk kanë shkaktuar rritje të infektimeve**.

    Kurse ministri i Shëndetësisë, që kur e mori detyrën kishte vetëm 241 raste aktive kundruall 1951 raste sa ka sot, sfidon shkencën sepse në vend të zgjidhjeve kërkon fajtorin.

    Kot kërkon fajtor për gjendjen aktuale me COVID-19, kur pergjegjësia i takon atij dhe qeverisë pjesë e së cilës është. Majde kjo përgjegjësi nuk fillon nga 3 qershori, por që nga 25 marsi.

    Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, qytetarët e Republikës meritojnë të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm, të përgjegjshëm dhe punëtorë. Për katër muaj ata kanë pasur udhëheqës të tillë. Shpejtësia me të cilën kjo qeveri jolegjitime dhe e paaftë ka kthyer mbrapsht gjithçka që Qeveria Kurti ka arritë bashkë me qytetarët në luftimin e pandemisë, ka qenë dhe vazhdon të jetë shokuese dhe vdekjeprurëse. Kjo qeveri ka mësuar shumë shpejt se është shumë e lehtë për të folur dhe kritikuar, por më e vështirë për të punuar dhe vepruar.

    Për hir të jetës dhe shëndetit të të gjithë neve, le të shpresojmë që z. Hoti dhe ministri i Shëndetësisë arrijnë sa më shpejt të formulojnë një strategji të mirëfilltë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, që shkon përtej fajësimit të të tjerëve për të mbuluar dështimet dhe mangësitë e veta.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.