Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka dalë në rrugët e qytetit ku ka shpërndarë maska për kalimtarë.
Pleq, gra e fëmijë kanë marrë nga një maskë nga kryetari.
“I jam bashkuar sot Dritës dhe ekipit të rinjve të KVRL Vushtrri për të shpërndarë maska ? falas për qytetarët e Vushtrrisë. Tani shumica apsolute e qytetarëve po mbajnë maskë ❤️sepse e kanë kuptuar rëndësinë mbrojtëse të saj”, ka shkruar Tahiri.
Ani pse Tahiri thotë se qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e maskës, vetë ai nuk po di si vendos. Tahiri e ka lënë të zbuluar hundën tërë kohën.
Sipas vendimit të IKSHPK, maska duhet vendosur në gojë dhe hundë.