Gjuha:
×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Wilson: Vuçiq po e përgatit Serbinë për vendime të vështira rreth Kosovës

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke i përgatitur qytetarët për vendime të vështira në lidhje me çështjen e Kosovës, pasi thotë se për vendin nuk janë ditë të lehta.

    “Unë e përshëndes ndihmën e presidentit Vuçiq në përgatitjen e Serbisë për këtë proces dhe për negociatat. Një bisedë e sinqertë me publikun, është më se e nevojshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, për faktin se do të ketë vendime të vështira dhe kompromiset janë të domosdoshme”, tha Wilson, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Wilson tha se guximi politik dhe udhëheqja janë të nevojshme që njerëzit të përqendrohen në të ardhmen.

    “Unë jam i impresionuar nga kjo dhe shpresoj që kjo është vetëm një pjesë e procesit të përgatitjes së publikut për disa vendime. Një burrështetasit të cilët janë në gjendje të shohin se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të thotë kjo për shtetin e tyre për pesë, 10, 20, 30 vjet. Kjo është ajo që po ndodh tani, përgatitja e publikut që të kuptojë se kjo gjë është me të vërtetë e mirë për këto shtete”, tha Wilson.

    Ai tha se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë dhe të largojë pengesat që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si dhe Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

    “Ajo për të cilën ne po flasim është se kufijtë në rajon duhet të jenë më pak të rëndësishëm dhe mendoj se kjo marrëveshje mund ta shpejtojë një gjë të tillë, por duhet që të dyja palët të bien dakord për këtë, dhe ne nuk do të diktojmë diçka të tillë. Këshilli Atlantik po i sheh dhe mbikëqyrë të gjitha këto, por as Shtetet e Bashkuara të Amerikës as Bashkimi Evropian nuk do të diktojë asgjë,” tha Wilson.

    Këshilli Atlanik, më 29 korrik mbajti një samit virtual me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në rajon.

    Ata u zotuan se do t’i eliminojnë barrierat që kanë penguar rritjen ekonomike, si dhe u pajtuan që të ndiqet një plan për të tërhequr investimet e huaja direkte në rajon, sidomos tani kur ekonomitë e këtyre vendeve janë duke u përballur me pasojat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

    Ndërkaq, pas 20 muajsh ndërprerje, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rifilloi më 16 korrik.

    Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan dhe thanë se kanë biseduar për çështjen e të pagjeturve dhe për çështjet ekonomike.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Vendet perëndimore do të duhet të mbështesin Ukrainën edhe për një kohë të gjatë, në mes të pushtimit të plotë të vendit...
    Lajme24 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar 24 vjetorin e intervenimit të NATO-s, duke theksuar se Aleanca atëbotë veproi për njerëzimin dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson se një Ballkan i bashkuar si në ekonomi edhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka folur rreth bombardimeve të NATO-s që u zhvilluan 24 vjet...
    Kronika24 Mars 2023
    Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia bën të...
    Lajme24 Mars 2023
    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mori pjesë në Iftarin, darkën e Ramazanit, të organizuar nga stafi i Ambasadës Amerikane. Ai...
    Kronika24 Mars 2023
    Është raportuar për një person se ka humbur jetën në Prizren. Viktima ishte goditur nga vetura mbrëmë rreth orës 19:00. I dyshuari...
    Kronika24 Mars 2023
    Policia ka kapur personi i cili dyshohet se vodhi portofolin dhe telefonin e një gruaje në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari me...
    Lajme24 Mars 2023
    Me 16 Shkurt të këtij vitit ministri i Bujqësisë, Faton Peci,  ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.