×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Gëzim, lot e emocione si kurrë më parë. Me këto ndjenja të përziera, shpresa për jetë iu rikthye kësaj familje 6 anëtarësh nga Turishevci i Skenderajt. Në natën e festes së Kurban Bajramit ata u bën me shtëpi të re.

    Lotët e gëzimit e ringjalljen e shpresës për një jetë më të mirë, familjes Hoti ua riktheu “Petrol Company”. Ata arritën që këtë familje ta nxjerrin nga skamja dhe gjendja e rënduar në një afat rekord prej 25 ditësh, raporton Front Online.

    Kryefamiljari Rrahim Hoti tregon se bashkë me familjen e tij deri më tani kanë jetuar në kushte shumë të vështira.

    Ai shprehet i lumtur teksa thotë se tani e tutje falë ndihmës së madhe të “Petrol Company” familja e tij do ta ketë shumë më të lehtë jetesën në shtëpinë e re.

    “Përshëndes kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, drejtorin e kompanisë “Petrol Compamy”, Shkelzen Jusajn, shumë faleminderit për këtë kontribut që kanë dhënë. Kam jetuar shumë në kushte të rënda. Jam shumë i lumtur tani që jam bërë me shtëpi të re”, tha kryefamiljari Rrahim Hoti.

    Gëzimin për shtëpinë e re, e shpreh në fytyrën e saj edhe zonja e shtëpisë, Ferdane Hoti e cila rrëfen për jetën e vështirë që kanë pasur deri më tani.

    “Ju falënderoj shumë që na e keni ndërtuar këtë shtëpi. Zoti ju shpërbleftë. Kemi jetuar në kushte shumë të vështira. I kemi pasur vetëm dy dhoma. U gëzofshi edhe ju qysh jam gëzuar edhe unë për këtë Bajram”, tha zonja e shtëpisë Ferdane Rrahimi.

    Në dorëzimin e çelësave të shtëpisë së re për familjen Hoti, të pranishëm ishin edhe pronari i “Petrol Company”, Shkelzen Jusaj, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari si dhe nënkryetari i kësaj komune, Nuredin Lushtaku.

    Shkelzen Jusaj gjatë dorëzimit të çelësave ka vënë theks të veçantë te klientët e “Petrol Company”, të cilët sipas tij, duke qenë klientë të kompanisë që ai drejton, kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj shtëpie.

    “Faleminderit kryetarit Bekim Jashari dhe Nënkryetarit Lushtaku dhe kolegëve të mi. Për mua falënderimi më i madh për t’i dorëzuar sot çelësat e një shtëpie i shkon klientëve të ‘Petrol Company’, për faktin që vetë janë klientë të ‘Petrol Company’, kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj shtëpie. Falënderimi gjithashtu i shkon edhe ‘Syla Group’ të cilët kanë ndihmuar si dhe kompanisë ‘Iliria’ me pronar vëllezërit Veselica të cilët kanë dhuruar një kuzhinë. Jo gjithmonë duhet me pas kuletën ne madhe për më qenë human por duhet me pas zemrën e madhe”, theksoi Jusaj duke ftuar edhe kompanitë tjera, që të ndërmarrin iniciativa të tilla në ndihmë familjeve në nevojë.

    Ai po ashtu ka përmendur bashkëpunëtorët e tij që kanë kontribuar në krijimin e rrethanave për ndërtimin e shtëpisë së familjes gjashtë anëtaresh të Rrahim Hotit.

    “Në këto rrethana të jashtëzakonshme për ekonominë në vend dhe gjithë qytetarët kemi hapur zemrën. Ne ftojmë edhe bizneset dhe bashkëpunëtorët tjerë që të marrin si shembull dhe të kontribuojnë dhe ta lehtësojnë gjendjen ekonomike të familjeve skamnore në Kosovë”, tha pronari i “Petrol Company”, Shkelzen Jusaj.

    Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka vlerësuar këtë gjest vullnetmirë të pronarit të kompanisë “Petrol Company”, Shkelzen Jusajt.

    “Arsyeja pse jemi këtu është se pronari i kompanisë “Petrol Company”, Shkëlzen Jusajt, të cilin e falënderoj në emër të të gjithë qytetarëve të Skenderajt për këtë gjest human qe k bërë që sot këtë familje e ka bërë me shtëpi. Vepra apo humanizmi, janë prej virtyteve më të larta. Aq më shumë sot që jemi në natë të Bajramit, dhe po gëzohet një familje që sot do të hyjë në shtëpi. Unë vetëm ju uroj shëndet kësaj familje si dhe kompanisë Petrol Company”, tha i pari i Skenderajt, Bekim Jashari.

    Ai madje, ka ftuar të gjitha bizneset tjera, që të ndjekin shembullin e “Petrol Company” duke ju ndihmuar familjeve skamnore.

    “Dashtë Zoti të shohim edhe familje të tjera që gëzohen sikur kjo sot me një shtëpi. Po ashtu, të marrin shembull edhe bizneset tjera se si dhe çfarë mund të bëjmë kur të kemi zemrën e madhe”, tha më tutje Bekim Jashari.

    “Petrol Company” në vazhdimësi ka kontribuuar në ndërtimin e shtëpive në ndihmë të familjeve në nevojë./FrontOnline/

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.