
E, përmes një postimi LVV, kanë improvizuar një video, në të cilën ata tregojnë se si duhet të votohet në kohë pandemie.
Ky është postimi i plotë që është bërë në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje:
Qysh me votu në një kohë pandemie?
Votimi në një kohë pandemie nuk ndryshon edhe aq prej atij pa të. Përveç kujdesit të shtuar, gjithçka tjetër është e ngjashme.
Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të frymëzuar nga forma e organizimit të zgjedhjeve në Koren e Jugut, të mbajtura me 15 prillit 2020, kanë inskenuar një proces të ngjashëm zgjedhor.
Hapat janë shumë të thjeshtë se si do të duhet të votohet, madje janë vetëm dy të tillë:
1. Votuesit duhet të kenë maska dhe të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhë,
2. Votuesve do të u matet temperatura në hyrje të klasës:
2.1. Nëse temperaturën e ka deri në 37.5 gradë celsius, votuesi mund të votoj në atë klasë me procedura sikur nga e kaluara vetëm me disa masa shtesë të sigurisë,
2.2. Nëse temperaturën e ka më shumë se 37.5 gradë celsius, atëherë votuesi do të ndahet në një klasë tjetër ku i gjithë stafi i KQZ-së do të jetë i pajisur me veshje kundër pandemisë COVID-19. Pas votimit ai/ajo shoqërohet për t’i bërë analizat.
Këtu e 28 vite më parë po mbaheshin zgjedhjet e para në Kosovën e okupuar. Ndonëse nën shtetrrethim nga Serbia e pa institucione, populli i Kosovës arriti t’i organizoj zgjedhjet e para në vend. Tani mundësitë janë edhe më të mëdha dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/576829493245142/?__xts__[0]=68.ARAt3X-vhs1aH7yLMumU02xXmiK9vSjDYWOrQZv29oUsnRQtstE35K36Vsd5RiUTDxDzO6ZF0ZQKkpHdaVcjRJ9aCnUqdUbY9CBOBGdRlo7XBBEMAyPfwX-iY59MzDG3PnsBOtl4SULgb1cHjiMVbmpKEm4MC3eI0q87-76iOtDiAPN-flaX_KOHdGFlwdBWXT4YuMjb3lLzHlALgtohdXDMCs03iKrgDMq-5ZDUJlOVxNoEp1gziv3Owpavr_gzB0RhKx5BtTfnHvws7IFAdk-8fX7LoPJhjoOIphFhyVoPNz_sSKqzUBDPTdiwrCt_AAm9R-BdgWyCTZAocBkYQPiyyK19Cw&__tn__=-R