×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja thotë se nuk do ta lejojë formimin e Asociacionit nëse negociohet nga Hoti

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në të cilën sërish kanë kritikuar marrëveshjen për normalizim ekonomik të cilën e kanë quajtur zotime të kryeministrit Hoti për zhbërje të kufijve shtetëror .

    Ish-ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i pyetur rreth temës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që është nënshkruar në Bruksel në vitin 2015, ka thënë se Asociacioni nuk do të formohet dhe Lëvizja Vetëvendosje vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta mbrojë nga çdo kush qoftë edhe nga kryeministri Hoti.

    “Sa i përket Asociacionit është e paimplementueshme përshkak ndërrimit të rrethanave sepse I gjithë populli i Kosovës është kundër. Kjo është e dëmshme për Kosovën, dhe shumë mirë që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaqërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti”, ka thënë Sveçla.
    Ndërkaq Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi ka thënë se PDK’ja duhet të jetë serioze dhe të jap nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

    “Duke qenë se PDK’ja nominalisht është opozitë, nuk duhej të kërkonte shtigje tjera pos asaj që e ka hapur VV’ja dhe t’i bashkangjes nënshkrimet. Jemi aq serioz sa presim nënshkrimin e të gjithë deputetëve, PDK’ja do të duhej të ishin serioz në këtë drejtim”, ka thënë Selimi

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Deputet i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, për FrontOnline ka folur rreth procesit të stërzgjatur të zgjedhjeve. ‘’Qytetarët më 9 shkurt e...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot bëhen shtatë vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi. Pasditen e 21 marsit 2018, me 80...
    Lajme21 Mars 2025
    Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e zemëroi Serbinë, e cila e konsideroi atë si...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Lajme20 Mars 2025
    Vendi u trondit kur para tetë muajsh, në qershor të vitit 2024, u arrestuan Bedri Shabani e Muharrem Qerimi si bashkëpunëtorë të...
    Lajme20 Mars 2025
    Një grua është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë, pasi  dyshohet se me forcë i ka grabitur nga qafa një gruaje tjetër...
    Lajme20 Mars 2025
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, duke deklaruar se qëndrimi i saj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.