×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuciq: Hoti po kërkon të bëhet presion ndaj Serbisë, Trump na shkroi letra

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha sonte se deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit tregojnë se Prishtina nuk është e gatshme për kompromis në takimet e radhës në Uashington dhe Bruksel, dhe se kërkesat e saj kanë të bëjnë kryesisht me njohje reciproke, të cilën ai tha se do ta refuzojë.

    Gjatë një vizite në Bled, Vucic është pyetur nga mediat lidhur me mesazhet e dërguara nga Prishtina zyrtare se do të kërkojë njohje reciproke në takimin e Uashingtonit. Sipas tij, ajo që thotë kryeministri Hoti, në fakt është ajo që mendojnë si amerikanët ashtu edhe evropianët.

    “Trump na shkroi në një letër duke pritur njohjen e ndërsjellë. Mos u habisni, sepse ata (SHBA) e pranuan (Kosovën) 12 vjet më parë. Dhe tani taktikat e Hotit janë që dikush duhet të bëjë presion ndaj Vucicit, i cili do të duhet ta nënshkruajë nën presion të tmerrshëm nga bota dhe nga Evropa, dhe kjo është se si do t’i mbarojmë gjërat”, tha Vuçiq.

    I pyetur për të komentuar faktin që ai tha se do të refuzonte të takohej me presidentin Donald Trump nëse kërkohet njohje e ndërsjellë, Vucic tha se ‘ai është shumë i vogël të përcaktojë se ku do të vijë Trump dhe ku nuk do të vijë’.

    “Unë nuk dua të pranoj oferta për njohje reciproke,” tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.