×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen për pushime në Kosovë, zvicerania grabitet nga një shok i saj – për ngjarjen shkruajnë edhe mediat zvicerane

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Zvicerania Isa F. u grabit gjatë pushimeve të saj në Kosovë. Fajtori: shoku i saj kosovar. Por pastaj një oficer policie ndihmoi gruan e dëshpëruar në nevojë dhe i bëri vend në shtëpinë e tij.

    Kështu e fillon shkrimin mediumi zviceran, Blick.ch, sipas të cilit, Isa F. (emër i ndryshuar) përjetoi tmerrin e pastër në Kosovë, përcjell Telegrafi.

    Siç shkruan ky medium, duke u thirrur në një raportim të mediumit lokal “Suharekonline”, gruaja zvicerane u grabit nga shoku i saj kosovar në qytetin e Suharekës dhe mbeti në këmbë në mes të rrugës.

    Dhe sipas Blick,ch, polici u tregua shembull, duke e strehuar në familjen e tij shtetasen zvicerane, pasi që i ishin vjedhur parat dhe dokumentet.

    Ndryshe, siç kishte raportuar SuharekaOnline, të martën rreth orës 11:30, ankuesi femër, shtetase zvicerane ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW – ngjyrë hiri me targa vendore.

    I kontaktuar nga mediumi lokal, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka treguar se shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë i cili me një grup të organizuar ka plaçkitur shtetasen duke i marr dy telefona, para të gatshme, dokumentet dhe gjithçka që ajo kishte.

    Pastaj e njëjta ka mbetur në rrugë, një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.

    Ndërsa në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë më pastaj në orët e vona edhe i dyshuari tjetër i cili kishte tentuar të largohej nga Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.