×
  • Lajme
  • Lajme

    Vit i dhunshëm për gjakovarët: Katër vrasje brenda familjes për tetë muaj

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Rastet e dhunës në familje në komunën e Gjakovës, kanë shënuar rritje gjatë këtij viti. Me rritjen e rasteve të dhunës, janë rritur edhe vrasjet brenda familjes. Nga fillimi i vitit e deri më tani, katër vrasje kanë ndodhur brenda familjeve gjakovare.

    Katër vrasje brenda familjes kanë ndodhur nga fillimi i këtij viti në Gjakovë.

    Krahasuar me vitin paraprak, në Gjakovë janë rritur rastet e dhunës në familje.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka treguar për Express se rastet e dhunës në familje po dominojnë në tabelën e statistikave të krimit në këtë zonë.

    “Referuar trendeve të krimit për zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, rastet e dhunës në familje përgjatë dy viteve të fundit jo vetëm që kanë shënuar ngritje të vazhdueshme por pothuajse dominojnë tabelën e statistikave të krimit për zonën tonë”, ka thënë drejtori Lumni Graishta.

    Graishta ka bërë të ditur se gjatë vitit 2019, nga janari e deri në gusht, në rajonin e Gjakovës kanë ndodhur gjashtë vrasje brenda familjes.

    “Nga janari 2019 në të njëjtën periudhë kohore, në zonën që mbulon Rajoni i Gjakovës kanë ndodhur 7 vrasje, 6 prej të cilave brenda familjes ose në relacion të ngushtë familjar, ndërsa që nga janari 2020 e deri më tani policia në Gjakovë ka trajtuar 4 vrasje, që të gjitha në relacion familjar viktimë – i dyshuar”, ka deklaruar Graishta.

    “Gjatë vitit të kaluar në tërë Rajonin e Gjakovës janë raportuar 197 raste të Dhunës në Familje, cilësuar si vepra të tilla penale, ndërsa ky numër është edhe më i madh nëse përfshihen këtu edhe vepra tjera penale që derivojnë nga kjo dukuri”, ka thënë Graishta.

    Graishta ka bërë të ditur se në rritjen e numrit të rasteve të dhunës brenda familjes ka ndikuar edhe pandemia.

    “Periudha e pandemisë po ashtu është karakterizuar me numër të madh të rasteve të dhunës në familje. Nga 15 marsi deri më 15 gusht janë raportuar 113 raste që janë 32 raste më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shqetësues mbetet fakti që kjo kategori veprash penale në disa raste ka rezultuar me pasoja të rënda përfshirë këtu edhe ato fatale për viktimat”, ka deklaruar Graishta

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania për Distributimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se edhe gjatë së dielës do të zhvillojë punime në rrjet në disa...
    Lajme20 Korrik 2025
    Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i...
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas...
    Të tjera
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Selim Marevci, shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, ka publikuar një video  të nënkalimit i cili është përuruar gjatë...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.