×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku me tre fëmijët ka akuzuar dhëndrin se e ka çuar vajzën dhe fëmijët drejt aktit ekstrem.

    Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arrëzi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse.

    “Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq”, shprehet ai.

    Duke e përshkruar dhe treguar se përse kishte fat të keq, Azemi, nuk ngurron të tregojë edhe ato se çfarë kishte mësuar nga bëmat e brenda 4 mureve ku jetonte e Alma së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.

    “Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, theksoi ai.

    Largime të tilla dhe mënyra se si Ergys Arrëzi e trajtonte, kanë shkaktuar padiskutim edhe trauma tek të vegjlit.

    “Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime”, tregoi ai për Vox News.

    Nga thënie të tilla mësojmë edhe njëherë se përveç faktit që çifti ka pasur mosmarrëveshje, pasojat i kanë vuajtur edhe fëmijët. Të cilët për fat të keq, shpirtin e lanë në lumin Bunë, dorëpërdore me mamanë e tyre. /lajmifundit

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Një numër i madh i infermierëve kanë kërkuar licencën e plastifikuar si kusht për t'u punësuar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Nga...
    Lajme19 Maj 2024
    Ekonomisti Imer Raçi thotë për “Front Online” se liberalizimi i vizave ka ndikuar në humbje të punëtorëve profesionistë si doktorë, mjekë apo...
    Lajme19 Maj 2024
    Kroacia vazhdon të tregoj mbështetjen e saj në forcimin e sigurisë në Kosovë. Si rezultat i kësaj, nesër do të dërgojë kontingjentin...
    Të tjera
    Vip19 Maj 2024
    Reperi i njohur Don Xhoni është kapur dhe gjobitur për shkelje të rregullave të trafikut në kryeqytetin e Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërinë. Mediat britanike kanë shkruar rreth agjendës së vizitës. Sipas...
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, në një konferencë për media, tregoi se për çka kanë folur me presidenten e Kosovës Vjosa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.