×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha për rastin e Jablanoviqit: Qeveria e listës së zezë dëshiron t’i frikësojë serbët në Kosovë

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Valdet Hoxha, avokat, tentim vrasjen ndaj Marko Jabllanoviqit e ka quajtur skenar të mirë menduar të strukturave paramilitare serbe, që, sipas tij, janë të mbështetura nga Qeveria e Serbisë.

    Ndonëse thotë se një situatë e tillë është e pritshme, megjithatë ai thekson se Qeveria e Kosovës duhet të ketë qasje serioze dhe koordinim më partnerët ndërkombëtarë.

    Hoxha thekson se Qeveria e Serbisë, që ai e quan “qeveria e listës së zezë”, dëshiron që ta tensionojë situatën në veri në dy fronte: mbajtjes gjallë të tensionit dhe frikësimit të serbëve.

    Një situatë e pritshme duhet të ketë një qasje serioze dhe të kujdesshme institucionet e vendit. Është një skenar i mirë menduar i strukturave paramilitare serbe të mbështetura nga Qeveria e Serbisë, tashmë e konfirmuar qeveria e listës së zezë, që ta tensionojnë situatën në veri të vendit në dy fronte, për ta mbajtur gjallë frontin dhe për t’i frikësuar pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë që të integrohen në institucionet e vendit. Është luftë me dy fronte, mbajtja gjallë e tensionit dhe frikësimi i serbëve. Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet saktë me partnerët ndërkombëtarë sepse nuk po bëhen rastësisht këto kërcënime, kacafytje, beteja, sepse pas disa ditësh e kemi votimin në KiE dhe ky është synimi kryesor, Serbia ka krijuar një ekip për ta ndaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE, si duket nuk janë pasukses sepse kishim kushte”, u shpreh ai në emisionin “Five”.

    Po ashtu, Hoxha potencon se nëse është i nevojshëm dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese, Qeveria duhet ta bëjë këtë pasi, sipas tij, mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës është një goditje e rëndë dhe vështirë e riparueshme për vendin.

    “Qeveria duhet të jetë e kujdesshme në aspektin e sigurisë, por edhe në atë diplomatik, nëse është e nevojshme dërgimi i draftit ta bëjë, sepse mosanëtarësimi në KiE do të jetë goditje vështirë e riparueshme për vendin”.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2024
    Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot duke filluar nga ora 18:00 pritet të ketë një mbledhje. Deputeti dhe anëtari...
    Lajme28 Maj 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po merret shumë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan...
    Lajme28 Maj 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po merret shumë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të...
    Lajme28 Maj 2024
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline thotë se puna dhe se si e kanë marrë pushtetin kryetarët në komunat veriore, ka qenë...
    Lajme28 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se nuk ka ndonjë raport që vlerëson punën e katër kryetarëve të komunave veriore. ‘’Nuk...
    Lajme28 Maj 2024
    Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, ka thënë se Prokuroria e Speciales ka marrë para nga Rusia...
    Lajme28 Maj 2024
    Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të...
    Lajme28 Maj 2024
    Sot në orën 18:00, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, thuhet në njoftimin dërguar mediave. Në këtë ngjarje pritet të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.