×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli del të lauj futboll me djalin tij në fushën e Matiqanit – I tregon histori nga lufta

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka zgjedhur që vikendin ta kalojë duke ia kushtuar djalit të tij.

    Veseli ka njoftuar se sot ka zbarkuar në fushën e Matiqanit për të zhvilluar një ndeshje futbolli, e së bashku me lojën, i pari i PDK-së thotë se djalit të tij i ka treguar edhe ngjarje gjatë luftës në Kosovë.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se fusha ku ka zgjedhur të luaj gjatë kohës së luftës është shfrytëzuar si improvizim për t’i zhvilluar ndeshjet e kampionatet e Kosovës.

    “Dola për të luajtur futboll me djalin tim Yllorin në fushën e Matiqanit. I tregova se gjatë kohës së okupimit, ndeshjet e futbollit dhe kampionatet e Kosovës, janë zhvilluar në fusha të improvizuara si kjo e Matiqanit apo ajo e Llukarit. Kjo fushë e thjeshtë është gjithashtu dëshmi e potencialit të madh të sportistëve kosovarë të cilët e kanë nisur në kushte minimale, dhe sot luajnë në ekipet dhe stadiumet më prestigjioze të botës”, ka shkruar Veseli.

    Po ashtu Veseli ka kërkuar nga institucionet e vendit që të tregojnë kujdes të veçantë për sportistët gjatë kohës së pandemisë.

    “Ne, duhet të shprehim mirënjohje për të gjithë ata që me kontributin e përpjekjet e tyre, kanë mundësuar mbajtjen gjallë të jetës sportive. Sot, institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes të veçantë për sportistët, ekipet dhe infrastrukturën sportive që janë prekur shumë gjatë pandemisë”, ka shkruar ndër tjera Veseli.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.