12:07 | 02 Korrik 2020
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim Umerr Arthur Al-Khatib, këshilltarin politik dhe udhëheqësin e zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.
“Temë kryesore e këtij takimi ishte dialogu në mes të dy shteteve, me theks të veçantë marrëveshjet e dialogut të cilat ndërlidhin Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ministri Veliu u zotua se Kosova është e përkushtuar për dialogun dhe se gjitha çështjet që janë në kuadër të MPB-së do të shtyhen dhe avancohen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, marrë parasysh rëndësinë e rrumbullaksimit të këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë”, thuhet në njoftimin për media.

Black Friday – Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
Sponsoruar
Të tjera
-
22:00 | 13 Gusht 2022
-
21:58 | 13 Gusht 2022
-
21:23 | 13 Gusht 2022
-
21:21 | 13 Gusht 2022
-
21:02 | 13 Gusht 2022
-
20:49 | 13 Gusht 2022
-
20:46 | 13 Gusht 2022
-
20:22 | 13 Gusht 2022
-
20:19 | 13 Gusht 2022
-
20:17 | 13 Gusht 2022
-
19:29 | 13 Gusht 2022
-
19:25 | 13 Gusht 2022