×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    UNICEF: Pandemia mund t’i fusë në varfëri 120 milionë fëmijë në Azinë Jugore

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Sipas agjencisë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF, 120 milionë fëmijë në Azinë Jugore rrezikohen nga varfëria për shkak të përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit.

    Azia Jugore, ku banon rreth një e katërta e popullsisë botërore, ka shënuar rritje të madhe të numrit të rasteve të koronavirusit në javët e fundit. Në Indi, kjo shifër ka shkuar në mbi 440,000 persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

    Në raportin e kësaj agjencie theksohet se ndonëse fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi, ata po prekën shumë në një aspekt tjetër, të ndikuar nga pasojat ekonomike dhe sociale të izolimit dhe të masave tjera që janë marrë kundër përhapjes së pandemisë.

    Në tetë shtetet e përmendura në raport – Afganistani, Pakistani, India, Nepali, Butani, Bangladeshi, Maldivet dhe Sri-Lanka – rreth 240 milionë fëmijë tashmë jetojnë në varfëri shumëdimensionale, ku përfshihen shëndeti i dobët, mungesa e shkollimit, kushtet e dobëta sanitare dhe cilësia e dobët e punës për të rriturit.

    Sipas raportit, pandemia tash mund t’i shtyjë drejt varfërisë edhe 120 milionë fëmijë të tjerë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, me anë të një postimi në platformën Truth Social, deklaroi se nuk do të kishte pasur luftë...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve që të jenë prezent nesër në protestën kundër mbylljes së platformës TikTok, vendim i...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Komisionerja për zgjerim në Bashkimin Evropian ka dhënë një mesazh nga Elbasani, ku ndër të tjera tha se Shqipëria ka ecur me...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në Qeveri, ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer. Siç njofton ZKM...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditës e enjte në Shkodër, ku një ambulancë është aksidentuar me një veturë. Si pasojë, ka...
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Vip14 Mars 2025
    Xheneta Fetahu pak më parë ishte për vizitë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Me të përfunduar takimin me banorët, ajo...
    Sport14 Mars 2025
    Fundjava sjell duelet interesante në javën e 24-t të Superligës. Kampionati për garat e rregullta po shkon drejt fundit, ku çdo përballje...
    Vip14 Mars 2025
    Ish reperi Fero është bërë sërish temë diskutimi pasi së fundmi u martua për herë të dytë. Së fundmi,gruaja e tij e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.