×
  • Lajme
  • Lajme

    UNICEF-i bën thirrje për respektimin e masave parandaluese të COVID-19 me qëllim të mbrojtjes së çdo fëmije në Kosovë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Gjersa numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet, UNICEF-i kërkon që të kujdeseni për shëndetin dhe mirëqenien tuaj dhe të mbroni të tjerët.

    UNICEF ka bërë thirrje që të vazhdohet ndërmarrja e tri masave paraprake të thjeshta për zvogëluar shanset për infektim ose përhapje të COVID-19, të mbahen maskat në hapësirat publike, të mbahet distanca 1.5 metër dhe të lahen duart vazhdimisht.

    “Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve dhe komuniteteve mbetet prioritet kryesor për UNICEF-in. Ne jemi në partneritet me institucionet, shoqërinë civile, mediat, prindërit dhe të rinjtë në mënyrë që të reagojmë dhe të rimarrim veten nga efektet e COVID-19. Është arritur progres i konsiderueshëm por duhet të bëhet shumë më tepër për krijimin e një normaliteti të ri. Unë vet i praktikoj dhe u bëj thirrje të gjithëve të praktikojnë tre hapa të thjeshtë “maskë, distancë, higjienë” për ta mbrojtur njëri-tjetrin – tha, Murat Sahin, Shefi i Zyrës së UNICEF-it të Kosovës.

    Që nga fillimi i shpërthimit, UNICEF-i ka siguruar 7.1 ton të pajisjeve mbrojtëse personale (PMP) për Ministrinë e Shëndetësisë, ku 10% e tyre janë shpërndarë në institucionet shëndetësore të komunitetit serb. 20,000 pako të higjienës familjare dhe pajisje shtesë për fëmijët u janë shpërndarë përmes Kryqit të Kuq të Kosovës familjeve në nevojë me mbështetjen financiare të USAID-it në Kosovë dhe Qeverisë së Luksemburgut.

    “UNICEF-i do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike, ofrimin e furnizimeve esenciale, mbështetje efektive të komunikimit për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe familjeve të tyre”.

    Ndërkaq, gjatë muajve të ardhshëm, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH-në, UNICEF-i do të sjellë 37.5 tonë shtesë pajisje mbrojtëse personale (PMP) për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë. Këto furnizime esenciale janë vënë në dispozicion përmes mbështetjes bujare të Qeverisë së Luksemburgut me 19 ton (2,476,900 njësi PMP), Ambasadës së Japonisë në Kosovë me 9.5 ton (993,750 PMP) dhe Fondi i Mirëbesimit për Reagim dhe Rimëkëmbje nga COVID-19 i KB-së me 9-ton (916,700 PMP).

    “UNICEF-i i vlerëson përpjekjet e donatorëve, institucioneve dhe partnerëve të tjerë dhe është i përkushtuar të vazhdojë me këtë partneritet të fortë në mënyrë që të plotësojë nevojat e personave të prekur nga COVID 1”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Janar 2025
    Mëngjesin e sotëm, Qendra Tregtare ETC në Suharekë u përfshi nga një zjarr i madh. Lidhur me këtë, kryetari i kësaj komune,...
    Lajme19 Janar 2025
    Zjarri në Qendrën Tregatare ETC në Suharekë është vënë nën kontroll të plotë. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për...
    Lajme19 Janar 2025
    Mbi tre milionë euro, është dëmi material nga djegia e sotme e objektit të ETC-së në komunën e Suharekës. Kështu konfirmon, pronari...
    Të tjera
    Sport19 Janar 2025
    Antony është bashkuar me Manchester United tre vite më parë dhe pritej shumë nga ai, por braziliani nuk i ka arritur pritshmëritë...
    Vip19 Janar 2025
    Xheneta si duket është banorja që e ka nisur më mirë sot ditën. Është Rezi, i cili i është afruar afër duke...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Papa Françesku e ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit. Ai shpreson se armëpushimi “do të respektohet nga...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Këtë javë ushtria ruse përdori rreth 550 dronë sulmues, pothuajse 60 raketa të llojeve të ndryshme dhe më shumë se 660 bomba...
    Lajme19 Janar 2025
    Zjarri në Qendrën Tregatare ETC në Suharekë është vënë nën kontroll të plotë. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për...
    Lajme19 Janar 2025
    Mbi tre milionë euro, është dëmi material nga djegia e sotme e objektit të ETC-së në komunën e Suharekës. Kështu konfirmon, pronari...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.