Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, edhe njëherë ka lëshuar një reagim për marrëveshjen e arritur dje në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.
Kësaj radhe ai nuk ka shkruar për përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje, por ka falënderuar një gazetar që më herët punonte në CNN, dhe i cili e ka cilësuar këtë marrëveshje si një arritje të jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.
“Kur kam punuar në CNN, me muaj të tërë kam mbulur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe përfundimin e luftës e Kosovës. Kjo ishte para 22 vitesh. E jashtëzakonshme që ky hap për bashkëpunim ekonomik është ndërmarrë, dekada më vonë”, ka shkruar ai.
E Trump i është përgjigjur duke e falënderuar, “Faleminderit”.