×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump: Po thonë se vendosja e maskës është patriotizëm, askush s’është më patriot se unë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka filluar të flasë mirë për maskat, ndonëse deri vonë asnjëherë nuk ishte parë në publik duke e vendosur një të tillë.

    Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se përdorimi i maskës po vlerësohet si akti patriotik nga shumë njerëz dhe ka pretenduar se askush nuk është më patriot se vetë ai, duke shtuar se është president i parapëlqyer i amerikanëve.

    “Ne jemi të bashkuar në përpjekjen tonë për ta mposhtur virusin e padukshëm kinez dhe shumë njerëz thonë se është patriotike të vendoset maska, kur nuk mund të mbani distancë sociale. Askush nuk është më patriotik se unë, presidenti juaj i parapëlqyer”, ka shkruar kreu i Shtëpisë së Bardhë.

    Për më tepër, presidenti njoftoi se do t’i rifillojë konferencat ditore për koronavirusin, të cilat i kishte ndërprerë befasisht në prill pasi ishte kritikuar gjerësisht kur kishte bërë thirrje për përdorim të zbardhuesit si mënyrë e mundshme për luftimin e koronavirusit.

    Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë për numrin e rasteve dhe viktimave të koronavirusit. Deri më tani, atje janë regjistruar më shumë se 3.8 milionë të infektuar dhe rreth 140 mijë të vdekur.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.