×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump apo Biden, ja çfarë thonë anketat e fundit

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Anketat e opinionit publik pasqyrojnë një përshtypje të përgjithshme të popullatës në një moment të caktuar.

    Megjithëse kanë mbetur edhe katër muaj deri në zgjedhjet presidenciale, këto anketa ofrojnë informacion të vlefshëm për tendencën e një fushate zgjedhore dhe çfarë po çalon në përpjekjet për të siguruar fitore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Redisch ka analizuar informacionin më të vlefshmen që mund të gjendet në anketat e opinionit.

    Në anketa nga kompani me eksperiencë ish-nënpresidenti Joe Biden rezulton në avantazh të ndjeshëm krahasuar me Presidentin Trump si në nivel kombëtar, ashtu edhe në shtete “fushëbetejë” që gjatë viteve janë luhatur në zgjedhje herë pro republikanëve, herë pro demokratëve.

    “Duket qartë se presidenti është në dizavantazh për momentin. Madje në disavantazh të ndjeshëm,” thotë analisti Jacob Rubashkin.

    Vjet në shtator Joe Biden ishte një ndër 20 demokratë që po konkurronin për emërimin e partisë së tyre si kandidat i saj në zgjedhje. Edhe në atë kohë, zoti Biden gëzonte 9.5% epërsi krahasuar me Presidentin Trump sipas mesatares së anketave të zhvilluara nga grupi mediatik “Real Clear Politics”.

    Diferenca ishte ngushtuar në fund të shkurtit me lirimin e presidentit nga akuzat por para shpërthimit të pandemisë.

    Që nga ajo kohë, zoti Biden e ka rritur avantazhin në afro 9 pikë diferencë.

    “Pra anketat na japin një nivel bazë për krahasime. Na japin një ide për numrin e votuesve që përkrahin njërin apo tjetrin kandidat. Sa më shumë afron dita e zgjedhjeve, aq më të sakta bëhen në parashikime anketat,” thotë analisti Rubashkin.

    Jacob Rubashkin është gazetar dhe analist për grupin mediatik “Inside Elections”. Ai thote se anketat janë një vështrim i momentit mbi opinionin publik dhe se zhvillime të reja që dalin deri në ditën e zgjedhjeve mund ta ndryshojnë opinionin dhe votën e të anketuarve.

    Epërsia e kandidatit të njërës parti në zgjedhjet presidenciale, zakonisht nënkupton epërsi për kandidatët e kësaj partie në zgjedhjet për Kongres, thotë analisti:

    “Një epërsi e madhe në shkallë kombëtare për zotin Biden, nënkupton se ai gëzon një epërsi të vogël në shtetet republikane. Një demokrat që konkurron për Senat e ka të thjeshtë: “mjafton të marr votat e atyre që po mbështesin Joe Bidenin” do të thotë ai,” thotë zoti Rubashkin.

    Por anketat janë një instrument pa vlerë nëse nuk di si t’i zhvillosh, thotë analisti:

    “Intervistat e drejtpërdrejta me telefon konsiderohen si të cilësisë më të lartë për anketa. Pra anketuesi i bie telefonit, bën pyetjet e anketës dhe merr përgjigje. Por pjesa më e madhe e anketave nuk zhvillohet në këtë mënyrë, pasi këto anketa shpenzojnë shumë kohë dhe fonde. Anketuesit përdorin forma jo aq cilësore për të zhvilluar anketimet”.

    Specialistët e anketave janë të interesuar të dinë edhe numrin e të anketuarve. Sa më i vogël numri, aq më e lartë luhatja e gabimit në anketa. Po ashtu anketat duhet të reflektojnë përbërjen e popullatës lidhur me gjininë, racën, gjeografinë, standardin e jetesës dhe nivelin e arsimit.

    “Rezulton se niveli i arsimit në zgjedhjet e 2016 ishte një ndër parashikuesit më të mirë të rezultatit. Personat më të pa-arsimuar votuan në masë më të madhe për zotin Trump, ata më të arsimuarit votuan në përqindje më të lartë për zonjën Clinton. Ngaqë shumë nga anketat nuk e kishin përfshirë nivelin e arsimit si faktor në ndërtimin e anketave, rezultati nuk parashikoi mbështetjen që gëzonte zoti Trump në disa grupime,” thotë zoti Rubashkin.

    Përkrahësit e zotit Trump sjellin si shembull fitoren në 2016 kur përmendet paraqitja e dobët e presidentit në anketa në këto javë.

    Po ashtu, nuk duhet harruar sistemi unik zgjedhor me kolegjin elektoral në Shtetet e Bashkuara ku nuk llogaritet vota popullore.

    Çdo shtet ka një numër të caktuar votash elektorale dhe kandidati që siguron një total prej të paktën 270 votash elektorale fiton zgjedhjet presidenciale./VOA

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Lajme03 Mars 2026
    Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional. Teksa...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.