×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri temat e mëdha të Gjermanisë për Kosovën, përmenden edhe vizat

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Gjermania prej sot kryeson me Presidencën e Bashkimit Evropian (BE), ku gjatë mandatit gjashtë mujor do të merret me tri tema të mëdha, përpos çështjes së sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit në Kosovë, si: Sfidën e pandemisë COVID-19, dialogun me Serbinë dhe çështjen e liberalizimit të vizave. Kështu kanë thënë në një përgjigje për portalin “Front Online” zyrtarët gjerman.

    Gjatë presidencës së saj në BE është bërë e ditur se Gjermania do ta mbështesë Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, duke e vënë veten në shërbim të një politike të jashtme të bashkuar, të përgjegjshme dhe të fuqishme evropiane.

    Shteti i kancelares Angela Merkel poashtu është deklaruar se do të merren me çështjen e tejkalimit të pandemisë COVID-19, përballimin me sukses të pasojave të saj dhe parandalimin e pandemive tjera.

    “Kjo do të jetë e mundur vetëm me një bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar”, kanë bërë të ditur ata.

    Përndryshe, Gjermania kryesimin e presidencës së BE-së e ka marrë sot nga Kroacia.

    /Front Online/

     

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.